BOTA

Drejtori i CIA-s jep alarmin: Ja kur do të godasë Koreja e Veriut SHBA-në me raketa bërthamore

08:30 - 21.10.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mike Pompeo, drejtori i CIA-s, tha se Koreja e Veriut, brenda disa muajsh, mund të jetë në gjendje të godasë Shtetet e Bashkuara me raketë bërthamore.




Duke folur në një forum të Fondacionit për Mbrojtje të Demokracive në Uashington, Pompeo tha se, megjithatë, ka dallim midis kapacitetit për të hedhur një raketë të vetme bërthamore dhe kapacitetit për të zhvilluar arsenal të armëve të tilla.

Këshilltari për siguri kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, H.R. McMaster, në të njëjtin forum, tha se SHBA-ja është në garë me kohën për zgjidhjen e këtij problemi.

Koreja e Veriut ka nisur programin bërthamor disa dekada më parë dhe, këtë vit, ka shpeshtuar testet e armëve.

Dy herë në muajin korrik, ka lëshuar raketë me rreze të gjatë veprimi që potencialisht mund të arrijë tokën amerikane. Në shtator, Phenjani ka testuar po ashtu bombë hidrogjeni, njofton Rel.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.