POLITIKË

Përfundon mbledhja e Komisionit të Mandateve, Hajdarmataj: Trafikantët përmendin vetëm Tahirin, asnjë tjetër

12:10 - 21.10.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Besim Hajdarmataj, kreu i Prokurorisë së Krimeve të Rënda  ka mbajtur një fjalë të fundit në përfundim të mbledhjes së Këshillit të Mandateve, i cili do të dalë me një përfundim.




Hajdarmataj fillimisht u shpreh se “nuk do donte që as ai e as kolegët e tij të mos ishin të pranishëm gjatë diskutimeve politike”.

Më vonë kryeprokurori u shpreh se “pret që provat sekrete që u treguan deputetëve të mos përfundojnë në media”.

Fjala e kryeprokurorit Besim Hajdarmataj:

Do të preferoja që as unë as kolegët e mi, të mos ishin pjesë këtij diskutimi që u bë më parë. Ne kemi ardhur në këtë sallë për të paraqitur, provat, rrethanat për të cilat ne kemi mbledhur.

Ne kemi paraqitur të gjitha provat ku implikohet ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.

Sot e gjithë pjesë e mbrojtjes së fjalës së deputetit Saimir Tahiri ta përfshijë në politikë.

Këtu flitet për dhunë politike e mediatike.

Ne kemi ardhur këtu me sjellje shumë etike e morale, për të marrë një autorizim të caktuar.

Tek provat, janë bisedat e dy njerëzve që nuk kanë pasur asnjë lloj ndikimi, që janë bërë në qetësinë e tyre, automjetin e tyre, që implikojnë në mënyrë të vazhdueshme ish-ministrin e Brendshëm.

Ata kanë përmendur momente kur ata kanë blerë dhurata. Disa biseda janë bërë publike e disa nuk janë bërë publike, e shpresoj të mos bëhen publike.

Aty flitet vetëm për ministrin e Brendshëm e asnjë deputet tjetër, as për deputetë të Vlorës, Tiranës, e asnjë tjetër. Ministri i Brendshëm qarkullon me të njëjtin automjet, që qarkullojnë edhe trafikantët.

Nuk do të na pëlqente asnjëri të ishim këtu, në momentin kur diskutohej për pjesën politike. 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.