POLITIKË

“Po pse s’ka prova”?!!!,Hoxha: Është mbush vendi me prova jeshile, ja ku i keni, me video, audio, me zë e figurë!!!!

12:34 - 21.10.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Ka reaguar menjëherë gazetari Artan Hoxha lidhur me provat që po kërkohen për të hequr imunitetin dhe me pas arrestimin e Saimir Tahirit, pas kërkesës qe ka bere Prokuroria.

Me anë të një statusi në rrjetin social ”Facebook” Hoxha shprehet se: “Na prova sa një mal, po këta te Krimeve te Renda nuk me thirren kurrë ku i gjeja këto prova, kush i kishte, ku ishin, pse i mbronin, pse nuk i arrestonin?!!!”, shkruan ai, teksa kujton edhe rastin e avionit te rrezuar në Ishëm dhe pilotit italian”.
Statusi i plotë i Artan Hoxhës.

Po pse s’ka prova?!!!

Ku jane provat?!!!

Prova per te tereeeee…. Si e doni proven?! Te njome, te thate, 3-mujorshe, 6-mujorshe, si ta doni!!!!

Na prova sa nje mal, po keta te Krimeve te Renda nuk me thirren kurre ku i gjeja keto prova, kush i kishte, ku ishin, pse i mbronin, pse nuk i arrestonin?!!! Ore eshte mbush vendi me prova jeshile, ore ja ku i keni, me video, audio, me ze e figure!!!! Ore me vrane informatorin pse denoncoi ne media bashkepunimin e trafikanteve me policine!!! Po pse leviste Hajdarmataj me te vetet?!!! Jo or jo, levizi vetem kur denoncova pse kishte ardhur avioni italian ne Ishem. Dhe ate rast jo per te hetuar kush po trafikonte droge por pse denoncova ne publik. Me shoqeruan ne prokurori pse thashe ne Opinion se avioni italian qe ra ne grykederdhjen e lumit Ishem kishte ardhur per te inauguruar pisten e re te narkotrafikut dhe te merrte 200 kg hashash…. Dhe ky kreu i Prokurorise per Krime te Renda qe sot u paraqit para kuvendit, Hajdarmata, e mbajti 5 muaj ne kavalishincen qeveritare ne Durres, pilotin italian Guido Andrea Guidi dhe pastaj e ktheu te lire ne Itali se nuk kishte prova. E ktheu pas 7 muajsh ne Itali avionin e rrezuar ne Ishem se nuk kishte prova. Dhe ka 14 muaj qe i mban dy telefonat e mi te sekuestruar. Telefonat mbahen nen “arrest” qe nga 15 shtatori i 2016-es me “dyshimin e arsyeshem” se aty mund te gjendet ndonje prove…

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.