AKTUALITET

Rimblidhet sot Këshilli i Mandateve/ Çfarë do të vendosë për ‘fatin’ e Saimir Tahirit?

10:02 - 21.10.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




 

Pritet të mblidhet sot në orën 10:00 Këshilli për Rregulloren dhe Mandatet, ku dhe do të vendoset fati për ish-ministrin Tahiri.

Prokuroria e Krimeve të Rënda i është drejtuar Këshillit me kërkesën për heqjen e imunitetit të Tahirit, që ti hapë rrugë  arrestimit të tij, pas dyshimeve se mund të jetë i përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike.

Sipas prokurorisë ka prova që e implikojnë ish – ministrin me grupin e vëllezërve Habilaj, njëri nga këta të fundit i arrestuar në Itali pak ditë më parë.

Gjatë mbledhjes së Këshillit të Mandateve një ditë më parë, mbrojtja e ish-ministrit Saimir Tahiri kërkoi kohë deri të hënën për tu mbrojtur para provave të Prokurorisë, por Ruci ka vendosur që mbledhja të zhvillohet sot në orën 10:00.

Sipas opozitës shtyrja e seancës dëmton procesin dhe prishjen e provave.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.