BLUETOOTH

Rrëfehet modelja, Klaudia Kalia: Ju rrëfej skandalet që ndodhin nëpër kompeticionet e bukurisë

10:30 - 21.10.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Pamela Aliaj

Klaudia Kalia është bukuroshja, e cila fitoi këtë vit kurorën e Miss Grand International 2017, por ajo që pikasi më tepër ishte një status i saj i postuar para pak ditësh ku thuhej se pjesëmarrja e miseve jashtë vendit nuk investohej më nga produksioni vetë, por duhet të ishin vetë fitueset ato që nga xhepi i tyre të udhëtonin e të mbulonin gjithë shpenzimet. Në një intervistë ekskluzive për “Bluetooth” të “Gazeta Shqiptare”, Klaudia ka treguar prapaskenat që jo vetëm ajo, por pothuajse çdo fituese misi duhet të kalojë për të marrë pjesë jashtë vendit me konkurrentet e tjera. Gjithashtu, Klaudia ka folur edhe për aspiratat e saj për të ardhmen, si një 18-vjeçare, dëshirat që ajo ka dhe ku e sheh veten pas këtij kompeticioni.

Je shpallur Miss Grand International 2017. Si është të jesh më e bukura shqiptare?

Është një ndjesi e bukur, por është dhe përgjegjësi, sepse mban mbi vete një titull.

Sa kujdeset për veten Klaudia për të qenë në top formë?

Të them të drejtën nuk është se i kam fituar këto forma nga palestra. por është veçse një dhuratë nga nëna natyrë, më pëlqejnë ecjet e gjata dhe nuk jam mësuar të rri në një vend.

Në statusin tuaj të fundit kishit shkruar se produksioni nuk ju financoi për të marrë pjesë në “Miss Grand International”. Pse ndodhi një gjë e tillë? A ndërhytë në mënyra të tjera për të qenë pjesë e këtij eventi?

Po është e vërtetë. Nuk e kuptoj pse ne që fitojmë duhet të paguajmë edhe faturën për të shkuar atje kur ndërkohë produksioni merr sponsorizime për këtë event dhe duhet t’i përdori për këto raste. Ndaj dhe nuk më pëlqeu kjo sjellje. E di që shumica e miseve në Shqipëri e pranojnë vetëm për të shkuar në këto kompeticione duke paguar jo vetëm çmimin, por edhe shpenzimet e tjera, por nuk është rasti im. Është turp që vetëm në Shqipëri ndodhin gjëra të tilla. Kam kontaktuar edhe me disa vajza që përfaqësojnë vendet e tjera dhe një gjë e tillë i është dukur të thuash pak skandaloze. Jo vetëm që produksioni merr përsipër shpenzimet, veshjet, akomodimin, por i mundëson edhe një shoqërues.

Çfarë projektesh të reja e presin Klaudian tani që mban një titull të tillë?

Nëse do tregohesha e sinqertë sigurisht që titulli që mbaj më ka lehtësuar në këtë fushë, por produksionet shohin edhe përtej misit, çka do të thotë që shohin personazhin dhe sa është i aftë të aktrojë, modelojë ose pozojë. Projekti i radhës është jashtë Shqipërisë, por për momentin jam akoma në bisedime.

Sa e vështirë është të jesh në qendër të vëmendjes? Cila është pjesa që të bezdis më tepër?

Sigurisht që, edhe nëse nuk më njohin kur shfaqem diku, nuk shpëtoj pa u parë apo komentuar nga personat, që mund të ndodhen aty, por kjo për mua nuk përbën ndonjë ndryshim. Ndoshta gjatësia, format apo kaçurrelat e mia më bëjnë të dukem më shumë se disa të tjera. Është e bukur të tërheqësh vëmendjen, por normalisht edhe kjo anë është edhe pozitive, edhe negative. Shpesh herë bezdia krijohet, në fakt, nga njerëz që kontaktojnë dhe shfaqen si producentë, agjenci modelingu, njerëz të angazhuar me tv kur ndërkohë s’kanë asnjë lidhje, por thjesht duan të të takojnë.

A keni pasur oferta pas fitores? Çfarë konkretisht?

Sigurisht ofertat nuk kanë munguar, por nuk kanë qenë ato që unë realisht kam dashur për veten. Përtej faktit që jam kontaktuar nga një person që mendoj po më ndihmon shumë në këtë rrugëtim, ku deri tani kam bërë shumë gjëra në këtë fushë (reklama, sfilata, foto) më ka ndaluar në rrugë dhe më propozoi të jem pjesë e modeleve që ai menaxhon dhe pranova pasi kisha dëgjuar për të. Më e bukura ishte që as nuk dinte që isha miss. aktualisht jam pjesë e “sonny’s angels”.

Do të dëshironit të vazhdonit rrugën e modelingut dhe fotografisë si shumë mise të tjera apo keni të tjera projekte për të ardhmen tuaj?

Për sa kohë do kem mundësi ta bëj do vazhdoj. Normalisht, duke qenë se modelingu nuk është kaq i zhvilluar, prioritet kam shkollimin dhe këto kohë po mendoj degën që do zgjedh në universitet. Modelingu për mua është pasion, por nuk e shoh si gjënë më të rëndësishme për veten.

Shumë femra të bukura ankohen se njerëzit nuk i marrin seriozisht dhe shohin vetëm pamjen e jashtme, pa i njohur mirë. Sa e “penalizon” pamja e jashtme Klaudian?

Kjo me penalizon vetëm, sepse njerëzit tërhiqen shumë nga pamja apo gjatësia ime, ndoshta dukem e paarritshme kur ndërkohë mendoj që jam një vajzë e thjeshtë si gjithë moshataret e mia. E jetoj jetën si një 18-vjeçare normale, as si 15, as si 25.

Keni realizuar një fotosesion shumë seksi. A keni pasur propozime nga fotografë të njohur? Ku do ta shohim Klaudian në të ardhmen?

Propozime thuajse kam përditë, por përpiqem edhe të vlerësoj çfarë është më e mirë për mua, nëse ja vlen ose jo dhe për këtë këshillohem gjithmonë. E ardhmja ime? Mendoj gazetarinë, në fakt, por akoma jam në zgjedhje e sipër.

Për sa i përket dashurisë, a është dikush i rëndësishëm në jetën tuaj?

Për momentin dashuria ime është familja ime. Për një lidhje mendoj që kam kohë. Prioritet kam shkollimin dhe realizimin e vetes sime. Ndoshta duket pak egoiste si gjë, por, nëse personat limitojnë veten me një lidhje duke harruar prioritetet e moshës, shpeshherë nuk arrijnë aty ku duan.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.