AKTUALITET

Agjentët e FBI në Tiranë/ Rama: Të gjithë do të kalojnë në sitë, kontroll edhe për sinqeritetin

12:12 - 22.10.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




 

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë fjalës së tij në takimin në Ministrinë e Brendshme me drejtuesit e Policisë së Shtetit, ka njoftuar se me mbërritjen e agjentëve të FBI, gjithë policia dhe drejtuesit do të kalojnë në sitë.

“Më në fund pas dy vjet përpjekje për të sjellë këtu agjentët e FBI dhe pas nënshtrimit në Uashington të memorandumit, për pak ditë vjen këtu një ndër agjentët më prestigjioze të FBI, për të mbështetur policinë në luftën kundër krimit të organizuar. Nuk mbaron me kaq. Mbërrin edhe një agjent tjetër me kuota besueshmërie maksimale për të mbështetur policinë nga Gjermania. Po diskutojmë me një kompani hetimesh dhe auditimesh që drejtohet nga ish-agjentë të FBI-së. Këtu do jemi, do shohim dhe do flasim. Do sjellim në radhë të parë një eksperiencë që ne nuk e kemi. Do sjellim një fuqi motivuese që na duhet. Do sjellim edhe instrumentet e tyre operacionalë, për vettingun.

Nuk do ketë drejtues policie që nuk do kalojë testin. Dhe ju e dini se çdo me thënë të kalosh testin e FBI. Ka dhe një instrument për sinqeritetin. Këtu do shkojmë më tutje me një plan shumë të qartë, duke shfrytëzuar maksimalisht eksperiencën dhe bazën që keni vendosur ju këtu”- tha ai.

 

Rama: Shpërblim për kokën e çdo të kërkuari 

“Nuk kishte gjë më të keqe për policinë sesa video e Elbasanit. E papranueshme. Nëse këtu do të kishte prokurori dhe gjykatë në lartësinë e betejës nuk do kishte ardhur dita të shikonim atë video.

Cdo drejtues dhe cdo punonjës policie që nuk është përzier me krimin të mbajë kokën lart dhe të jetë i sigurt që është i garantuar dhe i mbështetur fuqimisht për të mbajtur lart flamurin e policisë që ne e kemi ngritur dhe nuk e ul dot asnjë sulm balte. Vetting bëhet për ata që e kanë ndyrë uniformën.

Sot nuk ndodh më që njërin e hedh andej, tjetrin këtej. Secili këtu rri me meritën dhe karrierën e vet. Së dyti, luftë cvdo ditë dhe vcdo natë në territor për të vazhduar fazën e dytë që kemi nisur, për të vazhduar kapjen dhe cuarjen deri te dera e gjykatës të atyre që janë në kërkim, me çdo çmim. Do t’i propozoj qeverisë që të vendosë çmim për kokën e çdo të kërkuari në Shqipëri. Kush e denoncon dhe mundëson duke e denoncuar kapjen e tij, do paguajë”.

 

 


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Po kusherijt e Fatmir Xhafajt dhe vellau i juaj a do te kaloje neper ate site kr.minister…?
    Po kusherijt tu dhe vellau yte a do re kaloje neper ate site te Washingtonit kr.minister..?
    Po Saimir Tahiri dhe kusherijt e tij te cifligut Shqiperi a do te kalojne neper ate site mbasi nuk kaluam ne komisionit e mandateve te Kuvendit te Shqipërisë

    Përgjigju ↓