BLUETOOTH

Bluetooth – Nostalgji/ Elvis Pupa gjen Big Mamën… Çdo gjë me kripë për Marinin…Sa e duan këtë Marjanën! Zerina dhe Adi ‘gojëhapur’

16:00 - 22.10.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim: Elvis Pupa gjen Big Mamën… Çdo gjë me kripë për Marinin…Sa e duan këtë Marjanën! Zerina dhe Adi ‘gojëhapur’





Elvis Pupa gjen Big Mamën…
Në dukje e habitshme por është e vërtetë. Dy personazhe mjaft të dashur për publikun tashmë do i shohim bashkë. Është fjala për Elvis Pupën dhe këngëtaren nga Maqedonia Big Mama. Ka qenë kjo një ide e Elvisit për t’u shfaqur në ekran me vajzën “Big”. Pas suksesit të shfaqjes së tij më të fundit, një përmbledhje e roleve më të mira të interpretuar në “Portokalli” dhe pas realizimit të këngës “Cameleon”, Elvis Pupa tenton të shkojë gjithmonë e më lart në fushën e aktrimit. Në fakt të ndërthurura do të jenë aktrimi me këngën. “Do të jem në një bashkëpunim të ngushtë me Big Mamën, një mikeshë shumë e mirë e imja. Do të realizojmë të dy diçka të bukur, ku aktrimi do të jetë i ndërthurur edhe me këngën. Këtë herë Big Mama do të jetë edhe aktore. Gjithsesi nuk mund të themi asgjë të saktë për momentin, pasi gjërat nuk janë saktësuar ende. Na duhet të punojmë shumë dhe të saktësojmë idetë, më pas t’i realizojmë. Ndoshta do të jetë një shfaqje, ndoshta një xhirim në formën e klipit. Ende nuk i dihet”- tregon Elvisi. Vendi në të cilin do të zhvillohen xhirimet mendohet të jetë Maqedonia por sipas aktorit plani edhe mund të ndryshojë. Kohët e fundit Elvisi ka udhëtuar drejt shtetit fqinj për të realizuar një projekt të vetin, ku në qendër është personazhi i Avdiut, rol ky që është interpretuar me dhjetra herë të dielave mbrëma në “Portokalli”. Nuk dihet nëse roli që Elvisi ka zgjedhur të interpretojë në bashkëpunim me Big Mamën do të jetë pikërisht ai i Avdiut. Kjo mbetet për t’u mësuar në javët që vijojnë.


Çdo gjë me kripë për Marinin…
Është shumë i dashur me miqtë madje disa prej të njohurve të tij thonë se ka shumë shoqëri. Ja tek ndodhet në një dreke me disa miq, ku vendin kryesor në tavolinë e kanë zënë batutat dhe të qeshurat që kanë zgjatur për minuta të tëra. Marini, aktori i mirënjohur në “Portokalli” ka zgjedhur ambjentet e “Taiwan” për të drekuar me miqtë e tij. Menuja e përzgjedhur është shoqëruar edhe me nga një gotë verë. E preferuara e Marinit ka qenë kripa, pa të cilën duket se nuk bënte dot. Sezoni i kaluar i “portokalli” e gjeti Marinin me një tjetër look. Atij iu desh të lyente flokët në ngjyrë të verdhë edhe në jetën e përditshme, dhe këtë e ka bërë me kënaqësi në shërbim të profesionit dhe rolit që përfaqëson, pa marrë parasysh nëse ky model apo ngjyrë i shkon apo jo.


Sa e duan këtë Marjanën!
E kanë pëlqyer të gjithë numrin që Marjana Kondi e shoqëruar nga aktorja Erjona Kakeli, realizuan këtë të dielë tek “Ethet”. Të dyja të veshura me të bardha kanë bërë prova pas kuintave deri në momentin që do të dilnin në skenë. Interpretimi i Marjanës ishte me mjaft pasion, dhe kur sapo përfundoi, disa miq e prisnin pas kuintave. Ishin kolegët e vjetër të “Portokallisë”. Siç shihet edhe në këtë foto “menaxheri” është mjaft i dashur me të, teksa me dashamirësi e përqafon. Kujtojmë që Marjana Kondi ka qenë pjesë e stafit të varietesë së humorit, sezon në të cilin ajo interpretonte rolin e Pasionare Llapajt. Marjana tashmë shfaqet me një tjetër look. Flokët paksa të prerë shkurt duke anuar këtë rradhë nga bjondet.


Zerina dhe Adi ‘gojëhapur’
Ç’ti ketë habitur kaq shumë dy miqtë e vjetër Zerina Kuke dhe Adi Krastën, saqë kanë mbetur më gojën hapur. Nuk kuptohet qartë se kush nga të dy po flet, por shikimi sy më sy tregon se për diçka bien dakort, por më së shumti i habit. Mos vallë Kuke dhe Krasta po diskutojnë për ndonjërin prej etheistëve? Kush prej tyre i ka habitur kaq shumë me talentin në artin e të kënduarit?! Në fakt, për hit të së vërtetës, pjesëmarrësit e këtij edicioni në “Ethe” janë vërtet talente, të cilët javë pas javë përcillen me mjaft duartrokitje nga publiku. Maratona e këngëve këtë javë është në puntatën e rradhës, për t’u skualifikuar një tjetër konkurent ku duhet kohë deri në mbërritjen e natës finale.
Ky shkrim u botua më  2 shkurt 2008


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.