POLITIKË

Çështja “Tahiri”, reagon Luan Rama: Kuvendi përballë provës, në anën e ligjit apo me krimin e organizuar?!

13:06 - 22.10.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Zëvendëskryetari i LSI-së, Luan Rama, ka reaguar pas vendimit të dyzuar të Komisionit të Mandateve për rastin e ish- ministrit Saimir Tahiri.

Rama përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka shkruar se tashmë Kuvendi është përballë provës të dëshmojë nëse është me ligjin apo me krimin e organizuar.

“Shteti përballë grupit të strukturuar kriminal,

Ligji përballë krimit të organizuar!

Kuvendi përballë provës:

në anën e ligjit apo me krimin e organizuar;

në mbrojtje të shtetit apo në shërbim të grupit të strukturuar kriminal;

për reformën nē drejtësi apo për pandëshkueshmërinë?…”, shkruan ai.

 

Gjatë mbledhjes së djeshme të Komisionit të Mandateve dhe Imunitetit nuk u gjet gjuha e përbashkët për kërkesën e Prokurorisë rreth mandatit të Saimir Tahirit. Opozita me 5 anëtarët e saj votoi pro heqjes së imunitetit, ndërsa mazhoranca pretendon se prokuroria nuk ka prova për arrestimin e tij.

 

Në seancën e ditës së mërkurë do të vendoset për fatin e ish- ministrit të Brendshëm.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.