Kryesore

Konfirmon kryeprokurori: Në autobusin që vinte nga Serbia u gjet bombë dhe eksploziv

15:03 - 22.10.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




 Policia kufitare në Jarinje ka ndaluar një autobus në të cilin janë gjetur eksplozivë dhe disa granata dore. Autobusi ka qenë duke hyrë nga Serbia në Kosovë. Ndërkohë që sipas kryeprokurorit në Prokurorinë Themelore të Mitrovicës, Shyqri Syla, për momentin lidhur me këtë rast janë ndaluar tre persona.

Syla thotë për Gazetën Express, se janë duke i pritur ekipet e çminimit.

“Në bazë të informacioneve të para që i kemi, është ndaluar një kamion i cili dyshohet për bartjen e një sasie të eksplozivëve dhe të një granate të dorës. Jemi në pritje të ekipeve të çminimit. Për momentin mund të ju them se janë ndaluar tre persona”, tha kryeprokurori Syla për Express. Në autobus kanë qenë 57 persona.

NDALIMI

Autoritetet e rendit në Kosovë kanë konfirmuar se në pikën kufitare në Jarinje kanë ndaluar një autobus, i cili hynte nga shteti serb për në Republikën e Kosovës, pasi aty kanë hasur në disa mjete të dyshimta, që dyshohet të jenë eksplozivë plastikë.

Baki Kelani, zëdhënës në Policinë e Kosovës, për Radion Evropa e Lirë tha se tashmë janë arrestuar tre persona të nacionalitetit serb.

“Autobusi është ndaluar në pikën kufitare në Jarinje. Pasi ka kanë hasur në disa mjete të dyshimta, që dyshohet të jenë eksplozivë plastikë. Si rezultat i veprimit të Policisë janë shoqëruar në stacionin policor, tre persona të nacionalitetit serb për intervistim dhe të gjitha veprimet tjera do të ndërmerren në konsultim të ngushtë me prokurorët kompetentë”, – tha Kelani.

Kelani tha se tashmë janë njoftuar edhe njësitet relevante të Policisë që merren me trajtimin e materieve shpërthyese për hetim të mëtejmë të autobusit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.