AKTUALITET

“Ky është Nekua, i dënuar me 10 vite burg se prashiste hashash”

14:26 - 22.10.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




 

Avokati Saimir Vishaj përmes një statusi në rrjetin social “Facebook” ka treguar historinë e një të dënuari me 10 vite burg, pasi u kap duket prashitur dhe ujitur parcelat me kanabis.

Nekua është një person që gjendja e rënduar ekonomike e detyroi të punonte në parcelat me kanabis që nuk e dinte dhe nuk i interesonte se kujt i përkiste, por e bëri për të mbajtur me bukë 5 fëmijët e tij.

Ai është dënuar me 10 vite si i akuzuar për kultivim të lëndëve narkotive dhe grup i strukturuar kriminal.

Historia

Sot ne burgun 302 Tirane ndodhet Nekua i dënuar për kultivim lende narkotike dhe grup strukturuar kriminal.

Po kush është Nekoja. Një burrë 50-vjeçar me 5 femije nga nje fshat i thelle i Vlorës i cili ne shtëpi ka vetëm 2 dhi. Një dite Nekoja gjeti pune ne ca parcela per te prashitur apo ujitur hashash.

Punoi 15 dite me 2000 mij lek te reja ne dite per te ushqyer 5 femijet dhe gruan e tij. Por Nekoja u kap ne ” flagrance” si kultivues dhe organizate kriminale nderkohe qe toka nuk ishte e tij por edhe hashashi nuk ishte i tij.

Neko vazhdon te vuaj 10 vjet burgim se kështu mendonin dhe dëshironin prokuroria e krimeve te renda.

Sa ka si puna e Nekos ne burgjet Shqiptare!!!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.