Kryesore

Momentet dramatike/ Si e priti Bashkim Tahiri lajmin qe djali i tij nuk do të arrestohet  

14:09 - 22.10.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Këshilli i Mandateve në Kuvend vendosi dje ta bllokojë arrestimin e Saimir Tahirit. E menjëherë pasi është mësuar vendimi i Këshillit të Mandateve në ambientet e kryesisë së Kuvendit ka shpërthyer festa. GSH.al ju sjell fotot e festës së militantëve socialistë me ish-ministrin e Brendshëm. Duket se gjendje ankthi ka përjetuar edhe babai i Saimir Tahirit, Bashkimi. Ky i fundit ka qenë jashtë dyerve të Kryesisë së Kuvendit me “sy e veshë” nga kjo mbledhje, ku vendosej “fati” i të birit.

E si çdo prind, pavarësisht postit, shqetësimi ka qenë tejet i madh, ku mbi  birin e tij rëndojë akuza, si i përshirë në trafikun e lëndëve narkotike.

GSH.al sjell një foto, ku babë e bir shihen të përqafuar pas vendimit. Bashkim Tahiri nuk i ka fshehur emocionet…

Anëtarët e PS-së në Kuvend kanë hartuar një raport i cili refuzon kërkesën e prokurorisë për arrestimin e Saimir Tahirit. Në raport bëhet një interpretim që “lejojmë hetimin” e deputetit. Në fakt, prokuroria ka kërkuar arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm në mënyrë që të vazhdojë e lirë hetimin.

Kryeministri Edi Rama ka vendosur të luajë fort, ta mbrojë Tahirin nga prokuroria dhe nga presionet e faktorit ndërkombëtar për të hetuar dhe dënuar bandat e drogës.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.