POLITIKË

Noka pyet Ramën: Ku u zhduke për 4 ditë? Si ia mbylle gojën Saimir Tahirit?  

14:38 - 22.10.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Deputeti i PD-së, Flamur Noka, ka reaguar në lidhje me çështjen e shumë përfolur atë të Saimir Tahirit.

Noka ka bërë të ditur se kryeministri Edi Rama u fsheh për 4 ditë, dhe jepte e merrte me Tahirin, duke i çuar emisarë e ndërmjetës. “Pasi nënshkroi paktin me të, paktin ku ish-ministri nën akuzë ndërkombëtare për trafik droge nuk do e marrë me vete në pusin e thellë të drogës e parave të pisëta ku janë zhytur bashkë, Rama u shfaq në publik”, – ka shkruar ndër të tjera, Noka.

Postimi i Nokës 

4 ditë u fsheh, nuk e pa njeri ku kishte futur kokën, jepte e merrte me Tahirin, i çonte emisarë e ndërmjetës, dhe pasi nënshkroi paktin me të, paktin ku ish-ministri nën akuzë ndërkombëtare për trafik droge nuk do e marrë me vete në pusin e thellë të drogës e parave të pisëta ku janë zhytur bashkë, e bashkë me të dhe shumë ministra e familjarë të tij, vetëm pasi u sigurua që Tahiri sdo flasë, dhe pasi Tahiri mori mbrojtje prej tij duke mos lejuar prokurorinë të bëjë punën e saj, Edi Rama u shfaq në publik.

4 ditë në errësirë, në ethe, merr e jep mes kupolës mafioze të vendit, këto 4 ditët e fundit kanë treguar për çdo shqiptar, për të madh e të vogël, se cili është narko-shteti që kishim në 4 vite.

Dhe kush ishte në krye të këtij narko shteti? Ai u denoncua vetë faqe gjithë botës. Ishte ai që u zhduk në këto 4 ditët e fundit ku të palarat dolën në shesh. Që nuk ia pa askush fytyrën. Mori garanci nga Tahiri që sdo flasë për përfshirjen e tij direkte, që sdo përdorë prova, filmime e fakte që ai i ka për të, për ministra e për olsa, dhe pas kësaj u shfaq me predikimin e zakonshëm, dhe sulmin ndaj opozitës.

Edi Rama është i vetmi që i merr shqiptarët për budallenj, sikur nuk e kuptojnë cfarë ndodhi.

Pse u zhduke këto 4 ditë?

Ku ishe futur?

Cfarë ka Tahiri për ty, që të bëri të fshihesh në skuta të errëta?

Por nga ana tjetër, për shqiptarët u bë e qartë gjithcka;

Ti zgjodhe Tahirin, përpara drejtësisë italiane, përpara partnerëve ndërkombëtarë, përpara drejtësisë shqiptare.

Ti zgjodhe Tahirin përpara qytetarëve shqiptarë, edhe pse i faktuar me mijëra faqe nga drejtësia italiane si i përfshirë direkt në trafik droge.

Ti zgjodhe kupolën mafioze, paktin me krimin, dhe jo të ardhmen e vendit.

Pse e bëre këtë zgjedhje???Shumë e thjeshtë; sepse zgjodhe për të mbajtur edhe ca kohë pushtetin. Rruga tjetër, lëshimi i Tahirit, lënia e drejtësisë të funksionojë, ishte tatëpjeta jote, fundi më i keq, më dramatik se cdo ankth që ke përjetuar këto 4 ditë.

Kjo që zgjodhe, është rruga më e shkurtër, por jo më e sigurta.

Edi Rama ka fituar vetëm pak kohë.

Por fundi eshte i afert….Tashme nuk ka zgjidhje tjeter vec rrezimit te tij ..

 


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Muli Berisha rri zgjuar edhe naten,se ka hallin e Babes, cfare t’i raportoj atij te nesermen: Ku ishte filani, fisteku,ku drekoi X e Y?? O Balena Blu,o servili ,spiun ,po boll more se le nam. Baba te ka vu ne rresht te pare ne parlament per te te nxjerre bojen,jo se plasi per surratin tend,por si TELLALLI i rezervatit te balenave blu, qe kundermon e qelbe gjithe koleget.Berisha,Tritani,Muli ,Vasili i leshelise mjeke medemek,qe nuk i ze gjaku, ndaj dhe nuk u ben pershtypje as Gerdeci,21 janari, blloku 7%, 97-ta.Gjak e vrere nxjerrshi ju dhe ne 7 breza u zente mallkimi i popullit shqiptar.

    Përgjigju ↓