AKTUALITET

Paralajmërimi i fortë i Ramës: Vetingu në policinë e shtetit është për të ndarë qartë dhe prerë ‘shapin nga sheqeri’

12:03 - 22.10.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Në takimin që po zhvillohet në Ministrinë e Brendshme, numri një i Qeverisë, Edi Rama, duke numëruar sukseset e Policisë së Shtetit dhe duke e quajtur sulmin ndaj policisë baltosje nga kazani për demotivimin e policisë, ka bërë edhe një paralajmërim të fortë.

“Nëse sot policia zbulon parcel kanabisi në Rinas, i gjithë zinxhiri aty duhet të shkarkohet në çast. Është e pamundur të justifikohet një prani e tillë në një fazë finale operacioni, kur një muaj kanë zgjatur fluturimet sepse partnerët tanë nuk arrinin të bindeshin për luftën ndaj kanabisit. Ishte një teori që do ta shtyjmë edhe në tetor sepse është një lloj bime tjetër që mund të mbijë”, – tha ai.

Sipas Ramës, kjo është një ndeshje që nuk fitohet në tavolinë, fitohet atje. “Je ti, por është edhe kundërshtari. Në rastin konkret disavantazhi krijohet nga blerja e lojtarëve të tjetrit. Kjo është e qartë. Plani kombëtar ishte sintezë e një eksperience dhe qartësi për të dhënë goditjen finale. Ka ndonjë njeri të arsyeshëm që nuk e mendon: çdo me thënë goditje finale? Do me thënë qindra milionë euro. Këtë do me thënë. Mbyllja me forcë e një tregu shumë tërheqës. Në këtë treg këto forcat që po lënë tregun do rrinë do shikojnë dhe do thonë mbaroi ndeshja, fitoi “Skënderbeu” dhe humbi “Skënderbeu”? Jo, kanë format e tyre. Ama një gjë është e sigurt që mbi bazën e kësaj lufte, faza e dytë, të cilën e kemi lajmëruar që në korrik për ti shkuar tani pas jo më rrënjëve dhe parcelave, por pasurive të tyre, është operacionale. Do të vazhdojë kundër elementëve kriminale dhe kundër elementëve të inkriminuar në polici. Nuk do shpëtojë asnjë punonjës policie që gjithë jetën ka punuar në polici dhe ka pasuri të pajustifikueshme. Vetting në policinë e shtetit është për të ndarë qartë dhe prerë të njomët nga të thatët, shapin nga sheqeri”, – ka bërë të ditur Rama.

 


Shfaq Komentet (7)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. po mbahet fjala e dhene nga ministri per vettingun ne polici .kjo eshte vertet arritje. Ndaj kemi filluar te vleresohemi dhe nga nderkombetaret ne se ka ndrryshuar policia sesht me koha e sales

    Përgjigju ↓
  2. Vettingu ne polici duhet patjeter. Boll me me njerez qe neglizhojne punen sepse ne fund te fundit cenohet jeta e qytetarit shqiptar. Nisam e marre eshte shume per tu pergezuar

    Përgjigju ↓
  3. Vettingu duhej dhe jam i gezuar sepse jam djale qe njerin nga prinderit e ka punonjes ne polici jam ngopur cdo dite me lajme qe hedhin poshte perkushtimin e policis ne punen e tyre

    Përgjigju ↓
  4. policia me reformen e re eshte pastruaar nje here e mire nga te korruptuarit,,duhen te pare edhe te tjere qe fshihen pas posteve te larta,vettingu eshte ajo qe do twe tregoje te verteten

    Përgjigju ↓
  5. mbledhje te tilla duhen sidomos kur behet fjala per policin e shtetit qe duhet te jete organi me i paster dhe duhete te funksionoje vetem ne te mire te vendit

    Përgjigju ↓