Kryesore

Prokurori i Antimafias: Droga nga Shqipëria ka pushtuar Italinë, ta legalizojmë!

18:51 - 22.10.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Franko Roberti, Prokurori i Përgjithshëm i Antimafias italiane ka kërkuar nga parlamenti dhe qeveria e vendit fqinj, legalizimin e drogave të lehta, duke parashikuar se kjo mund të jetë një goditje për klanet mafioze.
Duke folur në kongresin e Organizatës Kombëtare të gjyqtarëve italianë, Franko Roberti tha se“drogat e lehta kanë pushtuar vendin duke shkaktuar viktima siç ndodhi në San Marco in Lamis, në provincën e Foxhias, si rrjedhojë e trafikut të drogave të lehta nga Shqipëria.”
Sipas prokurorit të antimafias, “sasia e drogave të forta është ulur me angazhimin edhe të fqinjëve, por sasia e drogave të lehta është rritur në mënyrë eksponenciale, për këtë arsye i kemi kërkuar shtetit të marrë një vendim”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.