SPORT

Sarri tallet me Spaletin: Do të ishte i përkryer si ministër i Mbrojtjes  

10:54 - 22.10.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Dukshëm i pakënaqur Mauricio Sarri përpara mediave pas barazimit të djeshëm me Interin. Fjala e tij nisi me komentet mbi episodin e racizmit të tifozëve zikaltër ndaj Napolit si qytet: “Jam i mërzitur me koret, pasi kur ka diskriminim racial, të gjithë protestojnë, ndërsa kur dikush thotë ‘Vezuv laji me llavë’, askush nuk lëviz gishtin”. Për sa i përket ndeshjes, trajneri Napolitan deklaroi:

“Luajtëm mirë, por na mungoi rezultati. Në nivel dominimi dhe rastesh mund të them se humbëm dy pikë, sidoqoftë, nëse vazhdojmë kështu, të pakta do të jenë ato ekipe që do të na marrin pikë në shtëpi. Interi është një skuadër e fortë, por edhe ne jemi e tillë. Handanoviç është portieri më i mirë në botë në këtë moment, e prisnim të tillë paraqitje nga ana e tij. Në pjesën e dytë u mundova të ndryshoj mesfushorët, por nuk arritëm të gjenim golin.

Të realizosh 75 për qind dominim territorial dhe të mos rrezikosh thuajse fare, do të thotë të kesh bërë një ndeshje më se të mirë. Për sa i përket Insinjes, nuk rrezikova asgjë, pasi mjekët më thanë që gjendja e tij shëndetësore ishte në rregull”. Një ditë më parë, Spaleti deklaroi me humor se Sarri do të ishte një ministër Ekonomie ideal.

Sarri mbrëmë përfitoi nga rasti duke ia kthyer me të njëjtën monedhë, madje duke mos kursyer edhe një thumbim: “Spaleti më sheh si ministër Ekonomie, ndërsa duke parë ndeshjen e sotme (djeshme) mund të them se do të ishte i përkryer për ministër i Mbrojtjes”. /PanoramaSport

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.