POLITIKË

A do të ketë ndonjë reagim LIVE për Tahirin? Rama njofton takim në Ministrinë e Brendshme

11:07 - 22.10.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përmes një njoftimi në rrjetin social “Facebook” ka bërë të ditur se në orën 11:00 do të mbahet një takim në ministrinë e Brendshme.

Numri një i Qeverisë shkruan se ky takim po bëhet për një komunikim me trupën e policisë së shtetit, ndërsa nuk dihet nëse do të ketë ndonjë reagim LIVE nga ana e tij në lidhje me çështjen e shumëpërfolur së fundmit, atë të ish- ministrit Saimir Tahiri.

Kujtojmë këtu që dje Komisioni i Mandatave nuk gjeti gjuhën e përbashkët duke u ndarë në dy grupe, opozita kërkon që t’i jepet autorizim prokurorisë për arrestimin e Saimir Tahirit.

 


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Perfshirja e ministrit te brendshem Tahiri ne bashkepunim me krimin e rende ( Plages se rende e vdekjeprurese te droges) perben ne vetvete nje Ngjarje te Rende e me rrezikshmeri shoqerore.Kjo eshte e verteta , qe jo tani, por u bene vite qe Qeveria Rama eshte vene para fakteve reale qe e kane vene ate ne pozicione qesharake ne mbrojtje te “cunave e gocave” police qe nuk u “reformuan” kurre.Te fresketa operacionet e deshtuara te policise ne det, ajer e toke.Merituam vendin e pare ne Europe per Droge e atlete.Sot per te gjithe eshte e qarte implikimi i policise se shtetit ne aktivitetin kriminal te droges.Fakte, fakte cirren shoket e PS-se.Keto jane pak , nuk jane gje.Te jene keta kryeprokurore e prokurore aq te trashe sa mos te ruajne “Asin ne Menge”po te dekonspirojne provat perballe Vasiliqise.Eshte e qarte Tahiri do mbrohet me cdo cmim nga Rama.Renia e Tahirit eshte automatikisht renia e Rames.Patjeter sherbimet intiligjente te USA-ve e Europes kane dosje disa here me te plota se sa ceshte deklaruar.Ky ishte vetem testi i Rames dhe i shoqerise civile.Pra ATA do vendosin per Tahirin e Ramen njelloj si ndodhi me Berishen kur ju kundervu USA-ve.Sa per Faktin sec mu kujtua nje histori:”Jevgu doli ne gjyq, para nje avokati te korruptuar, mbasi kishte kapur gruan ne “flagrance”.Fakte, fakte, a ke fakte i ulerinte gjykatesi jevgut te varfer, i cili i mbledhur sa nje grusht ju pergjigj;”cfare Faktesh kerkon o lumemadh, Fakti nuk dukej se Ai ishte brenda”ha ha ha Qeverite Rama se paku me ordineret e karagjozet deri me sot.Mjedis i ndotur nga koka reflekton dhe ne jeten sociale.Merret shoqeria me Tahirin e Ramen e Ballen.Pika…

    Përgjigju ↓