SPORT

VIDEO/ Lamtumira tjetër e Lorik Canës, sot shkelmon topin e parë në “Velodrome”

13:33 - 22.10.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




 

Kampionati francez do të kulmojë në mbrëmje me supersfidën e javës së 10-të mes Marsejës dhe PSG-së. E quajtur ndryshe “Le Classique”, kjo përballje është nga më të zjarrtat për shkak të rivalitet shumë të egër të këtyre dy skuadrave.

Takimi i sotëm do të ofrojë një emocion akoma më të veçantë. Do të jetë kapiteni legjendar i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana ai që do të shkelmojë topin e parë në “Velodrome”, ndaj ish-ekipit të tij të parë në futbollin profesionist, shkruan PanoramaSport.

Respekt, krenari dhe emocion i jashtëzakonshëm për një ikonë si Lorik Cana, i cili do të nderohet nga dy klube të elitës evropiane, të cilat kanë në përbërjen e tyre shumë yje. Kujtojmë që ish-kapiteni i Kombëtares i dha zyrtarisht lamtumirë futbollit të luajtur në ndeshjen ndaj Italisë, të zhvilluar në “Loro Boriçi”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.