Kryesore

Zbulohet parcela me kanabis pranë Rinasit, 7 të arrestuar nga policia

16:49 - 22.10.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Policia e Tiranës arrestoi 7 persona që kultivonin kanabis pranë aeroportit të Rinasit. Sipas njoftimit për shtyp parcela ishte e mbjellë në “Pyllin e Zenelajve”, ndërmjet Fushë Prezës edhe Valiasit.

Në total janë sekuestruar 220 bimë të dyshuara narkotike e llojit Cannabis Sattiva dhe 146 Kg bimë e dyshuar narkotike e llojt Canabis Sattiva, e futur në thasë, e cila gjendej në thellësinë e një tuneli.

Të arrestuait janë:

  1. Nexhmi Kallari, 48 vjeç, lindur në Tiranë dhe banues në Çerek, Krujë, në rolin e organizatorit
  2. Mariglen Kallari, 23 vjeç, lindur në Kamëz dhe banues në Çerek, Krujë, në rolin e organizatorit
  3. Rexhino Kallari, 24 vjeç, lindur në Tiranë banues në Çerek, Krujë, në rolin e organizatorit
  4. Gazmir Sala, 45 vjeç, banues në Laknas, Tiranë ndihmës
  5. Bledar Sala, 26 vjeç, banues në Laknas, Tiranë ndihmës
  6. Denaldo Sala, 26 vjeç, banues në Laknas, Tiranë ndihmës
  7. Mehmet Domi, 18 vjeç, banues në Vorë, Tiranë ndihmës

Gjithashtu janë proceduar në gjendje të lire 10 shtetas.

Në cilësinë e provës material janë sekuestruar:

  • 220 rrënjë bimë e dyshuar narkotike e llojt Cannabis Sattiva
  • 146 kg bimë e dyshuar narkotike e llojt Cannabis Sattiva
  • Një automjet furgon e markës Ford, i cili shërbente për transportimin e punëtorëve

• 25 aparate të ndryshme telefonike


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.