Speciale

Flasin 6 juristët e njohur: Ku gaboi prokuroria me Tahirin. Kritika e Eni Çobanit për vendimin e Ramës

11:49 - 24.10.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Gjashtë juristë nga më të njohur në vend e cilësojnë të nxituar kërkesën e prokurorisë për të arrestuar ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Të ftuar në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, Shefqet Muçi, Ermir Dobjani, Vladimir Meçe, Eni Çobani, Ferdinand Doja dhe Bashkim Sulstarova, bënë publike sipas tyre gabime juridike te kjo kërkesë.

Secili prej tyre dha nga një argument për këtë konkluzion. Profesori i lëndës “E drejta Penale” Profesor Doktor Shefqet Muçi tha se kërkesa e prokurorisë është e nxituar, e vendosur me pasion dhe e pabazuar në prova. “Kërkesa e prokurorisë duhet të bazohej në ligj dhe ky nuk është modeli që duhet të ndjehemi krenar. Sipas këtij rasti ne të gjithë mund të arrestohemi”, tha Muçi. Ish-Avokati i Popullit dhe Pedagogu i Fakultetit Juridik në UT profesor doktor Ermir Dobjani tha se prova që e rëndon Tahirin është fakti që i ka shitur makinën Habilajt dhe provon lidhje ne tyre, por gjithçka tjetër është indicie dhe fakti nuk mund të nxirret nga indiciet.

Avokati i njohur penalist Vladimir Meçe shkoi në ekstrem kur tha se e gjithë procedura e ndjekur nga Këshilli i Mandateve është antikushtetuese sepse mbështetur në ndryshimet e reja kushtetuese prokuroria dhe Gjykata e Krimeve të Rënda duhet të kishin pushuar së ekzistuari me reformën e re në drejtësi.  “Në këtë mënyrë kërkesa e prokurorisë është nul”, tha Meçe.

Juristja dhe pedagogia Eni Çobani deklaroi se kërkesa e prokurorisë ishte e sinqertë, por nuk mjaftuan provat që ajo vuri në dispozicion. Ajo komentoi edhe vendimin e grupit parlamentar të PS për të mos lejuar arrestimin e Saimir Tahirit.

“Në vendimin e saj mazhoranca bëri një gabim. Ose duhet ta kishte dhënë lejë plotësisht, ose ta kishte refuzuar plotësisht. Nuk mund të ketë edhe leje për hetim dhe kontroll banese dhe kundërshtim të prokurorisë për arrestim” tha Çobani.

Avokati Ferdinand Doja bëri publike një fakt që sipas tij ishte në kufijtë e skandalit. “Asnjë nga prokurorët e paraqitur në Këshillin e Rregullores dhe Mandateve nuk është prokuror i çështjes ndaj Saimir Tahirit dhe kjo është shkelje e ligjit për funksionimin e prokurorisë” tha ai.

Avokati Bashkim Sulstarova tha ky është një rast me shumë rasteve që ka në gjykatë. Sipas Sulstarovës arrestimi dhe burgu është më e lehta për tu bërë dhe tashmë kjo është bërë praktikë.


Shfaq Komentet (2)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Me perjashtime te rralla “ajka” e jurispudences shqiptare ose eshte e pafte ose eshte sherbetore e pushtetit dhe Parase.Ne nje sistem demokratik e kapitalist eshte natyrshme qe mbrojtja e nje Kauze eshte “mall tregu” dhe si i tille eshte i lire.Po mire xhanem gjithe keto avukate me mjeker si nuk doli ndonjeri nje here te vetme te mbronte me buje kur eshte shkelur e drejta e nje njeriu te Thjeshte kur dihen Padrejtesite e perditshme nga sistemi i drejtesise.Por nxitojne te kaperdisen ne shou duke marre paster anen e Pushtetit.Sahanlepires.Cfare pret nga jurista me tre vjet shkolle.Rast i vecante, kur ne Perendimin e Larget Juristit avukat i duhen me se paku dhjete vjet shkolle e pregaditje per te perfaqsuar nje “mbrojtje”.Hajde misra degjohet nje ze nga rruga…Dhe Tahiri (i mbetur per dy here ne provim) trash zerin si kendez i ndjekur hga turma e “populit” qe e don si Cunin e vet.

    Përgjigju ↓