AKTUALITET

Vrasja e dyfishtë, Engjëll Seriani: Ju tregoj takimin e fundit me mikun tim, Kosta. Ja për çfarë folëm

13:34 - 26.10.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




 

Ina ALLKANJARI

Vrasja e bashkëshortëve Aleko dhe Afërdita Kosta jo vetëm ka tronditur, por edhe ka habitur tejet banorët e qytetit të Gjirokastrës. Sipas tyre, është hera e parë që në këtë qytet, një konflikt për çështje pronësie të arrijë deri në vrasje. Në lidhje me krimin e dyfishtë kanë reaguar edhe gazetarë të qytetit të Gjirokastrës, të cilët i njihnin nga afër dy viktimat. “Jam shumë i prekur dhe ngela pa frymë kur e dëgjova për ngjarjen tragjike. Akoma s’e besoj që miku im Aleko nuk është më”. Kështu tha dje gazetari i njohur, Engjëll Seriani, i cili vetëm tri ditë më parë ishte takuar me Aleko Kostën, i cili ishte pjesë e bandës muzikore të Bashkisë së Gjirokastrës. Seriani deklaroi se dy viktimat ishin njerëz të mirë, të qetë e të respektuar në të gjithë qytetin. Ndërkohë, në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, Egjëll Seriani tregoi me detaje takimin e fundit me mikun e tij muzikant, ndërsa u shpreh se ngjarja e rëndë i ka befasuar të gjithë. Kjo për faktin se ky qytet njihet për qytetari. “Në Gjirokastër ka shumë konflikte pronësie dhe gjyqe pronësie, por asnjëherë tjetër nuk ka ndodhur që ato të degjenerojnë në ekstremitet. Ka ndodhur që palët në konflikt të jenë sharë apo rrahur, por jo deri në vrasje, siç ndodhi në rastin e bashkëshortëve Aleko dhe Afërdita Kosta. Më vjen shumë keq për këtë që ndodhi”, tha gazetari Seriani.

Si u njohët me lajmin tragjik për vrasjen e bashkëshortëve Kosta?

Vrasjen e mikut tim të shtrenjtë, Aleko dhe bashkëshortes së tij, Afërdita e dëgjova në media. Në orët e para të mëngjesit dëgjova për largimin nga jeta të muzikantit dhe mikut tim të fëmijërisë njëkohësisht.

Si e pritët lajmin, ishit në dijeni të konfliktit të të ndjerit me kushëririn e tij?

Është një ngjarje shokuese, jam shumë i prekur, akoma s’e besoj që miku im Aleko nuk është më. Ngela pa frymë kur e dëgjova lajmin. Nuk kam njohje për konfliktin, por sido që të ketë qenë, nuk meritonin një fund të tillë. Për më tepër mesa u tha edhe publikisht, konflikti ishte brenda familjes.

Kur e keni njohur muzikantin Kosta e si mund t’i përshkruani dy bashkëshortët?

E njihja që në fëmijëri, kemi qenë në një lagje. Kam shumë kujtime me të ndjerin Aleko, i cili do të mbetet një mik i pazëvendësueshëm. Dy viktimat ishin njerëz të mirë, të qetë e të respektuar në të gjithë qytetin. Aleko ishte një muzikant me emër, ndërsa bashkëshortja e tij ishte mësuese shumë e përkushtuar në profesionin e saj.

Si u njoh Aleko me bashkëshorten e tij Afërdita?

Aleko u kthye nga emigracioni para 5-6 vitesh. Në këtë periudhë ai njohu zonjën Afërdita dhe të dy së bashku rigjetën jetën bashkëshortore. Ata gëzonin respekt dhe admirim nga të gjithë.

Prej sa kohësh e ushtronte këtë profesion miku juaj, Aleko Kosta?

Për Alekon mund të them se ishte një artist shumë i njohur dhe me një eksperiencë 30-vjeçare në muzikë. Ai ka qenë pjesë e një zinxhiri të gjatë aktivitetesh simfonike, gjithashtu ishte pjesë e bandës muzikore të Bashkisë së Gjirokastrës.

Kur ka qenë takimi juaj i fundit me të ndjerin?

Para 4 ditësh e takova mikun tim të shtrenjtë në një lokal afër kinoteatrit në Gjirokastër, vend i cili konsiderohet si kafja e artistëve. E gjeje shumë shpesh në atë lokal. Në bisedën e fundit që ndava me të, Aleko më foli me përkushtim dhe pasion për profesionin e tij.

Si e pritën gjirokastritët ngjarjen e rëndë?

Vrasja e dy bashkëshortëve i ka befasuar të gjithë qytetarët. Sipas tyre, është hera e parë që në këtë qytet, një konflikt për çështje pronësie të arrijë deri në vrasje. Kjo për faktin se ky qytet njihet për qytetari.

A ka pasur më përpara në qytetin tuaj konflikte të kësaj natyre?

Në Gjirokastër ka shumë konflikte pronësie dhe gjyqe pronësie, por asnjëherë tjetër nuk ka ndodhur që ato të degjenerojnë në ekstremitet. Ka ndodhur që palët në konflikt të jenë sharë apo rrahur, por jo deri në vrasje, siç ndodhi në rastin e bashkëshortëve Aleko dhe Afërdita Kosta.

Më vjen shumë keq për këtë që ndodhi, jam shumë i prekur. Kjo është një humbje e pazëvendësueshme për familjarët dhe miqtë e tij.

 

 GSH.al

 


Shfaq Komentet (2)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Keshtu duhet te ndolle me cilindo kur i vjell pronen dhe mbahesh se je dikushi , Me kete veprim ,besoj se ndonje qe ka mdermend te beje kesisoj pislleqesh let ti thirre mendjes or shko dhe gjej gropen e varrit Shume qarte dhe e kohes Cdo njeri qe e ka vene pronen i djeg ,por zjarri do te djege ate qe ben ato pune I shkofte shpirti ne parajse ,Por se pari let ti laje gjynahet , dhe serish ,kur thone ,u pastrofte dhe u meshirofte

    Përgjigju ↓