POLITIKË

Kryeministri Rama paralajmëron: Do të shkrihen të gjitha Drejtoritë Arsimore Rajonale

20:29 - 30.10.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Në një takim me mësuesit e Tiranës, kryeministri Edi Rama ka prezantuar platformën për rritjen profesionale të tyre. Në takimin e zhvilluar në ambientet e “Shkollës së kuqe” në kryeqytet, kreu i Qeverise u ndal tek reforma në arsim dhe cilësia e mësimdhënies. Sa i takon punësimit të mësuesve, kryeministri tha se do të vijohet me portalin “Mësues për Shqipërinë.

Sakaq, ai u ndal edhe tek provimet për drejtorët e shkollave, si dhe tek drejtoritë arsimore. Dhe lidhur me këtë, kryeministri Rama tha se do të shkrihen të gjitha Drejtoritë Arsimore Rajonale, duke funksionuar vetëm katër të tilla në të gjithë vendin, ndarje sipas rajoneve.

“Portali ‘Mësues për Shqipërinë” ka dhënë rezultate. Po përgatitemi për reformimin e DAR, nuk do të kemi më këtë numër, do jenë vetëm 4, në rajone. Sipas një harte që e kemi ndërtuar mbi rajonet, jo sipas ndarjes administrative, por zhvillimit. Roli i drejtorive do të ndryshojë, DAR nuk do të jenë më zyra emërimesh dhe shkarkimesh, do të jenë garant të cilësisë për të gjithë aktorët në fushën e edukimit. Nga zyra në pozita pritëse tani do të merren me programin. Portali do e bëjë të panevojshme ndërhyrjen njerëzore, do të jetë bazë të dhënash me pikët e testeve, kreditet dhe cdo spostim do të bëhet në mënyrë kompjuterike.

Përfundimisht cdo mësues të garantohet që askush nuk e lëviz dot përsa kohë bën detyrën, zëvendësimet sipas meritës. Drejtuesit janë aty, aksident politik, si një monument i së shkuarës. Nga një sistem i thjeshtë 300 drejtorë kanë rezultuar që të jenë nën nivelin mesatar, mes tyre. Nëse drejtuesit e shkollave futen në një proces normal trajnimi, sigurisht që mund ti rrisim shpejt aftësitë e tyre. Edhe procesin e zgjedhjes së tyre do ta largojmë përfundimisht nga duart e partive.

Ne shpëtuam në 90% sistemin nga interferencat politike për mësuesit, se u bë e vështirë për shkak të portalit për të bërë ndërhyrje dhe qoka, por u hapën qokat për drejtorë. U bë më e lehtë të bësh drejtor se mësues. Dhe kemi dëgjuar që ‘Meqë mësues nuk më bën dot më bëj drejtor’. Nëse për mësuesit janë bërë disa përpjekje për trajnim, për drejtorët do të themelojmë shkollën e drejtorëve, si ajo e administratës, do të trajnohen dhe testohen. Zëvendësimi i 300 drejtorëve do të bëhen nga mësuesit që kanë dalë më mirë në test”, u shpreh kryeministri Rama.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.