EKONOMI

“Rezoluta 1325” – Shqipëria të bëjë më shumë për rritjen e sigurisë së grave

12:00 - 31.10.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Fatmir POPJA

Bajana Çeveli në emër Shoqatës së Grave me Probleme Sociale me rastin e 17 vjetorit të Rezolutës 1324 ka bërë thirrje për tu respektuar gjithnjë e më shumë të drejtat e grave në Shqipëri.Qeveria e vendit tonë duhet të mendojë të përforcojë mekanizmat për mbrojtjen dhe pjesmarrjen e grave nê jetën publike fhe ekonomike.Ka ardhur koha që të ketë një Plan Kombëtar Veprimi në Shqipëri.Siguria e grave është një nga çështjet që i duhet kushtuar rëndësi e jashtëzakonshme.Të gjitha institucionet kryesore si Ministria e Drejtësisë, Ministria e Brendshme , Ministria e Jashtme etj duhet të tregojnë vëmendje maksimale ndaj çështjes së sigurisë së jetës së femrës.Ndërkaq duhet bërë gjithnjê e më shumë nga institucionet për shtimin e numrit të strehëzave të emergjencave për femrat e dhunuara.Që një femër të ketë siguri duhet të ketë jo vetëm ndërgjegjësim të opinionit qytetar por edhe punë të parreshtur të institucioneve për rritjen e shkallës së sigurisë së gruas shqiptare. Është momenti  që efiçensa e mekanizmave  të Luftës Kundër Dhunës në Familje të funksionojë më së miri.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.