Kronikë

“Ullishtja”/ Sekuestrohet drogë e municione, arrestohen 4 persona në Shkodër (EMRAT)

14:44 - 28.08.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Finalizohet operacioni policor i koduar “Ullishtja”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, ndërsa në pranga ranë në pranga 4 persona.Burime zyrtare bënë me dije se janë sekuestruar 35 kilogramë lëndë narkotike kannabis sativa dhe municion luftarak.




NJOFTIMI I POLICISE

Në kuadër të Operaciont nga Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Shkodër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Aleksander Makaj, 51 vjeç, banues në Fshatin Mosel, Reç, Njësia Administrative Shkrel, Bashkia Malësi e Madhe, pasi gjatë kontrollit në afërsi të banesës së tij janë gjetur të kultivuara bimë narkotike si dhe në afërsi të banesës së këtij shtetasi janë gjetur dhe sekuestruar edhe 30 kilogramë cannabis sativa dhe një sasi fishekësh luftarak.

-Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Zef Ndrekolli, 60 vjeç, banues në fshatin Naraç, Bashkia Vau i Dejës, pasi në ullishten e tij u konstatuan të kultivuara një numër i konsiderueshëm bimësh narkotike cannabis sativa.

-Po në kuadër të operacionit nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve Zef Dodani, 28 vjeç dhe Gjelosh Ndrekolli, 35 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tyre, në fshatin Gimaj, Njësia Administrative Shalë, Policia gjeti dhe sekuestroi 5 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa. Gjithashtu po në fshatin “Gimaj” Njësia Administrative Shalë, Bashkia Shkodër, në vendin e quajtur pylli poshtë “Majës së Boshit”, u konstatuan të kultivuara një numër i konsiderueshëm bimësh narkotike, ku dyshohet se këta shtetas janë autorë të kultivimit të tyre.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.