Show-Bizz

Intervista / Rike Roçi: Në Shqipëri ka ligësi dhe prapaskena, ja pse nuk kthehem

12:11 - 01.11.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Pamela Aliaj

Ajo njihet si një nga bukuroshet, e cila u bë e famshme nëpërmjet shtëpisë më të madhe në Shqipëri, “Big Brother Albania”. Prej kohësh bukuroshja Rike Roçi i është larguar vëmendjes së medias rozë duke mos dashur të flasë shumë për jetën e saj private. Në një intervistë për “Vip Pages” të “Gazeta Shqiptare”, Rike flet për projektet e saj për të ardhmen dhe arsyen pse vendosi të largohej përfundimisht nga Shqipëria. Gjithashtu, ajo ka folur edhe për një projekt suprizë që pritet të dalë së shpejti në mediat sociale. Për më tepër në intervistën e mëposhtme:

Keni postuar shumë foto “hot”. A do të postoni të tjera edhe më provokuese?
Fotot e mia nuk janë provokuese. Nuk është qëllimi im. Unë bëj fotot ashtu siç jam, shumë natyrale.
A do të guxonit të vinit foto nudo?
Nuk do bëja kurrë foto nudo. Nuk e kam dhe aq mentalitetin e hapur.
Keni pasur shumë komente lidhur me postimet që bëni në rrjetet sociale, çfarë reagimi keni lidhur me to?
Në rrjetet sociale kam komente pozitive dhe negative. Normal, i pranoj.
Është përfolur shpesh për jetën tuaj private pas disa fotosh të postuara në rrjetet sociale, ku ishit në krah të një djali me të cilin keni kohë që jeni në një lidhje. A keni plane për martesë?
Në rrjetet sociale s’ka asnjë foto me të dashurin. E ruaj privatësinë time. Flasim për të ardhmen tonë shpesh, po për martesë akoma jo.
Keni ndonjë projekt për nëntorin? Ndonjë mundësi rikthimi në ekran?
Kisha një ofertë për t’u rikthyer në Shqipëri. Për një emision, por nuk gjetëm akordin e duhur, kështu që s’u bë gjë. Në Shqipëri s’i marr më fare në llogari pasi atje definitivisht mendoj që ka shumë prapaskena.
Fakti që ju shohim gjithnjë në formë e ka një sekret. Cili është sekreti i bukurisë tuaj?
S’kam sekret. Ndonjëherë bëj dietë maksimumi një javë. Pastaj rikthehem të ha çdo gjë. D.m.th. nëna natyrë ka qenë e mirë me mua edhe pse s’jam dhe kaq perfekte.


Kemi vëne re që postoni shpesh foto profesionale. A keni menduar të vazhdoni modelingun? A është ky një pasion i juaji?
Unë nuk jam modele pasi s’jam as e dobët e as e gjatë. Kam punuar që në moshë të vogël si fotomodele. Fotografia është një nga pasionet e mija. Edhe pse për momentin e kam lënë pas dore.
Cilat janë aspiratat e Rikes në të ardhmen? Ku e shihni më mirë veten?
E shoh veten një mama me shumë fëmijë.
Keni thënë para disa kohësh që në Itali keni një sallon bukurie që drejtoni. A keni plane të riktheheni të jetoni në Shqipëri, ndoshta dhe me ndonjë biznes tuajin këtu apo është Italia shtëpia juaj për të ardhmen?
Po në Itali kam një sallon bukurie kur kohën më të madhe merrem me të. Në Shqipëri, jo kurrë nuk i duroj dot më njerëzit atje. Jam rritur në Itali dhe shtëpia ime është këtu. Edhe pse Shqipërinë e kam në zemër, por, siç thashë pak më parë, nuk përshtatem me njerëzit. Ka shumë negativitet atje dhe ligësi. Nuk i duroj dot.
Bukuroshi që ju ka rrëmbyer zemrën për gjithë këto vite është shfaqur në një foto tuajën të postuar në plazh para disa muajsh. Keni ndonjë plan për fejesë apo martesë?
Jam në një lidhje dhe kjo më mjafton për momentin.


Po për fëmijë a keni menduar? Për të krijuar një familje?
Këtë e mendoj në të ardhmen time, por jo tani.
Përveç biznesit, çfarë planesh keni tani së afërmi?
Bëj një jetë shumë të thjeshtë. Pjesën më të madhe e kaloj me familjen. Merrem me sallonin, bëj shumë kurse për t’i ndenjur pas tendencave të fundit të flokëve. Plus punoj me disa brande markash në Itali. Për momentin do t’i rikthehem edhe fotografisë, tanimë si fotomodele.
Çfarë konkretisht?
Do vijnë së shpejti foto shumë bombë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.