Akademiku Artan Fuga është “pajtuar” me Akademinë e Shkencave pas debateve që ngjalli për të. Kur ajo rrezikon të shkrihet, për shkak të fondeve që me gjasë qeveria do ia presë, Fuga u është bashkuara akademikëve që kërkojnë të mbajnë gjallë. Sipas një njoftimi të Akademisë, me vendim të asamblesë së ASH-së të mbajtur në datën 31 tetor 2017, këtë të enjte mbahet një konferencë për shtyp për informimin e opinionit publik, në orën 13.00 në sallën “Aleks Buda” në Akademinë e Shkencave. Përbërja e panelit të konferencës për shtyp është si vijon: Akademik Vasil S. Tole – anëtar i Asamblesë së Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Akademik Salvator Bushati – anëtar i Asamblesë së Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Akademike Aurela Anastasi – anëtare e Asamblesë së Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Akademik Artan Fuga – anëtar i Asamblesë së Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Akademik Apollon Baçe – anëtar i Asamblesë së Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe Akademik Beqir Meta – anëtar i Asamblesë së Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.
KULTURË
Artan Fuga “pajtohet” me Akademinë e Shkencave
Shfaq Komentet (0)