BLUETOOTH

Bluetooth – Nostalgji/ Marsida Saraçi: Arbrit i kam thënë e para “të dua”

16:00 - 04.11.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim: Marsida Saraçi: Arbrit i kam thënë e para “të dua”





Prej kohësh jeton një histori të lumtur dashurie me Arbrin, djaloshin me të cilin përveç jetës private, ndan dhe pasionin për këngën. Marsida Saraçi flet në këtë intervistë për dashurinë dhe të ardhmen e saj, ndërsa ndër gishta i shkëlqen unaza e bukur e fejesës.
Jeni zhdukur paksa nga skena pas Këngës Magjike, me çfarë po merreni konkretisht?
Kënga Magjike na lejoi të transmetohemi paska më shumë dhe në stacionet televizive dhe ka qenë një mundësi që ne të shfaqemi pak më shpesh se herët e tjera. Për momentin nuk po merrem me ndonjë aktivitet.
Studioni Pune Sociale dhe Arbri për Mjekësi, e shikoni të ardhmen tuaj të lidhur me këngën?
Për momentin nuk është shumë shpres-ëdhënëse.  Është një mundësi për t’u kënaqur dhe jetuar pasionin tonë. Por nuk i kemi kushtuar dhe aq shumë vëmendje, duke qenë se unë po mbaroj shkollën, Arbri gjithashtu është drejt fundit dhe po i kushtojmë më shumë rëndësi kësaj pjese. Po kjo nuk do të thotë se ne do të ngelemi jashtë skenës.
Ç’mund të na thoni për lidhjen tuaj me Arbrin, si po ecën ajo?
Një lidhje që ka funksionuar mirë, jam shumë e kënaqur që ne kemi arritur deri këtu. Pas publikimit kemi bërë dhe fejesën, ato kafet e vogla (qesh). E kemi bërë për në janar, meqenëse u publikuar dhe u bë e madhe nuk i shpëtonim dot. Të gjithë që na takonin na uronin “të trashëgoheni”, e ndërkohë që familjet nuk ishin takuar akoma. (Qesh) Për ne nuk ishte ndonjë vështirësi apo problem i madh.
Nuk mendoni se jeni pak të vegjël për fejesë?
Të them të drejtën, në momentin që ne u fejuam nuk është se nuk donim, por asnjëri nuk e kishte marrë me ndonjë dëshirë shumë të madhe dhe ta mendonim si një mundësi që do na shpëtonte. Erdhi çasti dhe e lamë të vinte. Po në një farë mënyrë mund të kishte ndodhur dhe më vonë, ndoshta kur të çliroheshim nga shkolla, Arbri të paktën të kishte mbaruar. Por është dhe një fakt që na ndihmon. Duke ditur tashmë që ne të dy jemi të fejuar, shumë njerëz na shikojnë në këndvështrimin që të dy do të jemi prezent.
Sa kohë kaloni bashkë?
Në përgjithësi pasdite takohemi më shpesh, por ka dhe raste që e kalojmë të gjithë ditën së bashku. Arbri vjen tek unë, unë shkoj tek Arbri. Unë zakonisht fundjavave.
Ju ka ndihmuar fakti që më parë keni qenë shokë?
Po, dhe pse shoqëria jonë nuk ka zgjatur dhe aq shumë kohë. Ethet qenë ato që na ndihmuan të njiheshim fillimisht, pastaj nëpër koncerte takohesh dhe bisedon, etj. Një shoqëri shumë normale, për hir të faktit se bëheshin koncerte.
Tani që është bërë publike, keni pasur më tepër ngacmime nga mediat?
Ne kemi qenë shumë të kujdesshëm, i jemi betuar njëri-tjetrit që të paktën kjo të mos ndodhi. Nuk është se do kishte ndonjë pasojë të madhe, por mirë është që të jesh i sigurt dhe i qartësuar me veten përpara se ta t’ia deklarosh të tjerëve. Ndodhi kur deshëm ne, e vendosëm të dy.
Cila është gjëja që të shqetëson dhe të tërheq më shumë nga Arbri?
Arbëri nuk ka gjëra për të shqetësuar. Ajo për të cilën i flas gjithmonë është që tregohet shumë i sjellshëm dhe shumë i mirë dhe me të gjithë. Mirë është të jesh i mirë, por jo me të gjithë njëlloj. Të mirat? Përderisa ne qëndrojmë bashkë, ai ka të gjitha cilësitë e atij personi që unë dua të kem pranë vetes sime. Kemi të njëjtën gjuhë komunikimi, merremi vesh shumë mirë me njëri-tjetrin, kjo është shumë e rëndësishme
Kush është me xheloz mes jush?
Me raste, shoqëria e tij thotë që unë jam më xheloze, e imja thotë që Arbri është më xheloz (qesh). Në përgjithësi unë reagoj më shpesh, ndërsa ai është më i kontrolluar dhe e shfaq me vonesë, kështu që më mbetet mua.(qesh)
Po me më shumë iniciativë?
Përsëri me raste… Tek ne gjërat funksionojnë me formulë kompensimi. Kur është ai i shpërqendruar, jam unë ajo që e mbështes dhe e nxis, në rast se jam unë e hutuar, është ai që më koncentron.
Kush ka thënë i pari “Të dua”?
Nuk e mbaj mend saktësisht. Lidhja jonë ka funksionuar si fillim me sms dhe telefonata, një lloj ngacmimi reciprok, por ai që u deklarua ishte Arbri. Mua më erdhi shumë mirë, sepse unë nuk shkoja aq larg. Pastaj “të dua” më duket se kam thënë unë e para. (qesh). Mbaj mend që i kam thënë që do të them një fjalë, por nuk e them dot. (qesh). Ka qenë një situatë pak a shumë e tillë.
Tashmë jeni të fejuar, prisni të mbaroni shkollën dhe…?
Po presim qe unë të mbaroj shkollën që të stabilizohemi. Unë të filloj një punë, mundësisht dhe ai te merret me diçka, sepse shkolla e tij zgjat gjithë jetën. Si çdo çift, ëndrra është që të kemi një banesë të vogël dhe modeste, gjë e cila në Shqipëri sot është shumë e vështirë. Ndodh ndonjëherë të mërzitemi shumë të dy, bëhemi të pashpresë dhe mendojmë që do të ikim jashtë vendit. Por dhe atje duhet guxim, vullnet dhe shumë fat, sepse është vend i huaj dhe pa mbështetje.
Mendoni të provoni një herë bashkëjetesën, apo dëshironi martesë?
Do të preferoja që të kalonim një periudhë bashkëjetese së bashku, jo shumë të ekzagjeruar, por dhe nuk jam kundër martesës. Brezi jonë dhe përshtatet, por prindërit tanë ende kanë koncepte që bashkëjetesa i duket më e vështirë. Jam për bashkëjetesën me kufij, jo shumë të gjatë, në mënyrë që dhe prindërit tanë të jenë me të qetë dhe jo nën atë presionin se çfarë po bëjnë fëmijët tanë.
Ky shkrim u botua më 8 mars 2008


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.