SPORT

Një treshe nga Malta për të vendosur drejtësi në Korçë, Flamurtari-Kukësi i besohet Hamitit

10:46 - 05.11.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Për ndeshjen e radhës së kampionatit kombëtar, të Kategorisë Superiore, në takimin Skënderbeu-Vllaznia do të gjykojnë një katërshe “bilbilash” nga Malta. Kjo është një vijimësi e bashkëpunimit dhe marrëveshjes me federatën malteze për gjykim të ndeshjeve në kampionatet respektive.

Për ndeshjen në Korçë, kryesori do të jetë Mario Apap. Ai do të mbështetet nga vijërojtësit Pol Apap dhe Savior Atard. Ndërkohë, arbitër i katërt do të jetë Stefen Pace.

Natyrisht që kjo zgjedhje është bërë e kujdesshme edhe nga ana e federatës sonë, duke parë se Skënderbeu-Vllaznia mund të jetë një nga udhëkryqet e luftës për titull, ndaj jo më kot edhe arbitrave maltezë u është deleguar kjo sfidë për ta gjykuar, shkruan PanoramaSport.

Ndërkohë Flamurtari-Kukësi, do ta gjykojë një treshe lezhjane, me kryesor Eldorjan Hamitin. Kjo sfidë do të luhet pa tifozë, ndërkohë që FSHF-ja ka zgjedhur një  gjyqtarët  i cili së shpejti do të jetë edhe ndërkombëtar.

Skënderbeu-Vllaznia Ora 14:00 Mario Apap (Kryesor) Paul Apap  (Asisten i parë) Saviour Attard (Asisten i dytë) Stephen Pace (Arbitër i 4-t)

Flamurtari-Kukësi Ora 17:00  Eldorjan Hamiti (Kryesor) Ridiger Çokaj (Asisten i parë) Paulin Simoni (Asisten i dytë) Elidon Halo (Arbitër i 4-t)

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.