EKONOMI

Mamografët e lëvizshëm, rreth 3 mijë ekzaminime në të gjithë vendin

09:57 - 06.11.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play


Në përfundim të “Tetorit Rozë”, muajit të ndërgjegjësimit në luftën kundër kancerit të gjirit, Instituti i Shëndetit Publik ka publikuar listën e ekzaminimeve të kryera nga mamografët në të gjithë vendin. Në total, mjekët kanë kryer rreth 3 mijë ekzaminime brenda 2017-ës, ku numri më i lartë i tyre paraqitet në Lezhë, me plot 547 kontrolle për kancerin e gjirit. Më tej, një shkallë të lartë interesimi ka pasur edhe në qytetin e Hasit, në të cilin 266 gra kanë bërë ekzaminimin e gjirit, për të vijuar me Pogradecin, me 254 ekzaminime. Ndërsa, numri më i ulët i ekzaminimeve ka rezultuar në zonën e Alliasit në Tiranë, me vetëm 11 të tilla. Në kuadër të muajit të ndër-gjegjësimit kundër kancerit të gjirit, edhe ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka organizuar një sërë aktivitetesh sensibilizuese. Ajo gjithashtu ka ndërmarrë masa për luftën ndaj kësaj sëmundjeje.





Mamografia
Mamografia kap kancerin e gjirit në faza shumë të hershme e rezultati i saj zakonisht merret mbas disa javësh. Për gratë që kanë kryer mamografi më parë, këshillohet të kenë filmat e tyre me vete për t’i lejuar mjekut të bëjë krahasimin. Nëse mamografia është normale, duhet vazhduar bërja e saj sipas intervaleve kohore të rekomanduara. Kanceri i gjirit mund të shfaqet në çdo kohë, madje edhe nga një mamografi tek tjetra, prandaj mamografia duhet bërë në mënyrë të vazhdueshme dhe jo vetëm një herë. Nëse mamografia është e parregullt, nuk do të thotë gjithmonë se ka kancer. Për këtë duhet të bëhen teste shtesë dhe kontrolli nga një specialist i gjirit apo një kirurg.

Sensibilizimi
Në kuadër të ndërgjegjësimit në luftën kundër kancerit të gjirit, në Spitalin Onkologjik në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” u dhuruan paruke për pacientet, të cilat janë duke luftuar kundër kësaj sëmundjeje. Dhurimi u bë nga organizata jofitimprurëse “Europa Donna Albania”, e cila ka për qëllim të ndihmojë gratë e prekura nga kanceri i gjirit. Paruket ishin të krijuara me flokë natyralë të vajzave dhe grave, të cilat kanë qenë pjesë e fushatës të nisur tashmë prej një viti “Dhuro flokë, fal shpresë” dhe që ka si qëllim dhurimin e flokëve për të krijuar paruke për gratë që janë duke u përballur me luftën e ashpër ndaj kancerin e gjirit.


Ekzaminimet e mamografisë të kryera në 2017 sipas rretheve
Vlorë    79
Patos    217
Fier    66
Libofshë-Fier    199
Frakull-Fier    61
Lushnjë    231
Bërzhitë, Tiranë    15
Poliklinika 3, Tiranë    23
“Don Bosko”, Tiranë    13
Allias, Tiranë    11
Kukës    192
Qendra Shëndetësore Farke    22
Has    266
Lezhë    547
Tropojë    132
Pogradec    254
Kuçovë    56
Bilisht    173
Fier-Frakull    104
Librazhd    130
Fier    107
Durrës- Kënetë    75
Tirane ISHP    11
Vlorë    36
Total    2987


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.