Kryesore

“Top Channel” kritikon Saimir Tahirin: Përse nuk flet për patentat dhe 863 mijë eurot? Po dëmton PS!

16:32 - 08.11.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




“Top Channel” ka mbajtur sot një qëndrim të pazakonte duke kritikuar ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri dhe Partinë Socialiste (pa përmendur me emër Edi Ramën) që pse nuk sqaron aferat e tij të drogës me Habilajt dhe pse nuk flet për pasaportën e vet dhe të gruas gruas që ju gjet pranë një “topi” me mbi 800 mijë euro. Lexoni më poshtë, lajmin e plotë:

Që nga 1 nëntori kur u kap një makinë me 863 mijë euro dhe dy patentat e tij, ish-ministri Tahiri nuk ka folur më publikisht.

Nuk ka sqaruar çfarë lidhje ka me Orest Sotën, që ndërtoi komisariatin ku Tahiri është deputet? Si ndodhi që patentat e tij ndodheshin në makinën e Sotës? Pse nuk e deklaron Tahiri që 863 mijë eurot s’kaëe lidhje me të?

Ndërkohë që ka 7 ditë që opinioni publik pret përgjigje, Tahiri hesht.

Dy javë më parë, kur Tahiri doli gjithandej dhe dha dy konferenca shtypi për të mohuar lidhjen me Habilajt. Por jo vetëm Tahiri s’ka sqaruar asgjë, por edhe Partia Socialiste preferon të flasë për kryetarin e Bashkisë së Mallakastrës se sa për ish-ministrin e vet.

Mjafton për një parti fakti që ky nuk është i tyri, ndërkohë që deklarojnë masa për ata që ujisin bahçet pa paguar ujin?

Sa më gjatë zgjat heshtja, ajo s’e mbron as Tahirin dhe as Partinë Socialiste.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.