SPORT

FOTO/ Përkujtohet në 10 vjetorin e vdekjes trajneri legjendar i Elbasanit kampion të 1984-s

15:14 - 12.11.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Paraditen e së dielës në ambientet e stadiumit “Elbasan Arena” u mbajt një takim përkujtimor në 10 vjetorin e vdekjes së ish-futbollistit dhe trajnerit legjendar të Elbasanit, Frederik Jorgaqi (Lashi). Legjenda e futbollit dhe trajningut elbasanas mbahet mend edhe për titullin e parë kampion të skuadrës së Elbasanit në vitin 1984, me trajner pikërisht Jorgaqin dhe ndihmësin e tij Dashamir Stringa. Në atë kohë ekipi i Labinotit sot F.K.Elbasani mbahet mend jo vetëm për shpalljen kampion kombëtar, por edhe për rekordin e mbajtjes së paprekur të rrjetës për 1037 minuta, ndërsa porta mbrohej nga Bujar Gogunja. Gjatë asaj periudhe punën e Frederik Jorgaqit te palodhur, dolën breza të tërë futbollistësh dhe trajnerësh në qytetin e Elbasanit, të cilët sot vazhdojnë me përkushtim metodat e tij të punës dhe pasionin që e karakterizonte. Vepra dhe puna e tij përkujtohen gjithnjë nga brezat e rinj, të cilët duan të ecin në rrugën e tij si futbollist, por edhe si trajner.

Të pranishëm në këtë takim përkujtimor ishin familjarët, miq të legjendës elbasanase, bashkëkohës të tij, ish-futbollistë dhe trajnerë të mirënjohur të futbollit shqiptar. Aktiviteti i mirëorganizuar nga shefi i F.K.Elbasani Florenc Kushi ishte një homazh në nderim të kontributit të jashtëzakonshëm të dhënë nga Frederik Jorgaqi si futbollist dhe si trajner i Elbasanit. Si u fut në historinë e shkëlqyer të futbollit të këtij qyteti , ekipin e të cilit e shpalli kampion për herë të parë dhe futi në listën e rekordmenëve botërorë portierin e këtij ekipi Bujar Gogunja që nën drejtimin e ekipit nga ky trajner vendosi rekordin historik të mbajtjes së paprekur të portës për 1037 minuta gjatë 12 ndeshjeve . Fatmir POPJA

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.