Kryesore

Bozdo: Çfarë duhet të bëjë PD-ja para se të nisë protestat. Aleanca me LSI e përcaktuar nga situata e rëndë

10:09 - 13.11.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Valentina MADANI

PD-ja nuk mundi ta “fotografojë” vjedhjen e votës me 25 qershor, por dokumentimin me dëshmi konkrete po e bën tani përmes procesit të  analizës së  humbjes dhe riorganizimit të  partisë. Enno Bozdo sekretari organizativ i PD-së  tregon për “Gazeta Shqiptare” se ka mundur të  sigurojë  dëshmi të  identifikimit me “emër dhe mbiemër”, sipas tij, të  “mbjellësve të  drogës, të  shpërndarësve të  parave në  zona të  caktuara, të  kasnecëve monetarë si dhe të  atyre zyrtarëve që  bënin presion me ndihmën ekonomike dhe me vendin e punës”. Bozdo thotë  se të  gjitha këto do të  dokumentohen dhe PD-ja do të  marrë  të  gjitha hapat e nevojshme politike dhe ligjore për të  trajtuar fenomenin e shitblerjes së  votës. Z.Bozdo flet për ngritjen në  shkallën më  të  lartë  të  aksionit politik të  PD-së  dhe çfarë  duhet të  bëjë  ajo para se të  nisë  protestat.

Z.Bozdo si po ecën procesi i analizës së  humbjes së  PD-së  me 25 qershor dhe a do mbyllet brenda afatit 8-javor i përcaktuar nga udhëzimi i kreut Basha?

Procesi po ecën në  përgjithësi me ritmin e kërkuar. Në  të  12 qarqet, procesi ka kapur tashmë  ritmin e plotë  të  tij. Dhe kjo jo vetëm për meritë  të  grupeve të  punës nga qendra, por mbi të  gjitha për meritë  të  anëtarësisë  dhe strukturave të  PD-së  që  po i përgjigjen me përgjegjësi politike kë tij procesi. Unë  vë  re me kënaqësi një  nevojë  të  brendshme të  demokratëve për të  diskutuar haptazi dhe me seriozitet aspekte të  ndryshme të  zgjedhjeve të  përgjithshme 2017. Procesi do të  mbyllet brenda këtij viti. Gjithsesi, më  e rëndësishme se kohëzgjatja e procesit, është  cilësia e tij. Për këtë  arsye jemi munduar që  procesin e dëgjesës, konsultimit dhe analizës me anëtarësinë, ta kanalizojmë  në  “shina” sa më  të  qarta.

Ju jeni i deleguari i qendrës në  degën e PD-së  së  Beratit, si është  gjendja e strukturave atje dhe çfarë  po konstatoni prej demokratëve beratas?

Demokratët po denoncojnë  me zë  të  lartë. P.sh., në  qarkun e Beratit droga është  mbjellë  thuajse në  të  gjithë  sipërfaqen e këtij qarku. Nuk ka asnjë  fshat sot nga i cili të  mos marr denoncime për sipërfaqe të  mëdha të  kanabisit të  mbjellë  dhe ekzistencës së  punishteve të  përpunimit të  drogës. Qartazi ky fenomen kriminal, si dhe mbështetja e dukshme e dhënë  nga policia për të, ka pasur një  peshë  të  rëndësishme në  rezultatin elektoral, në  dëm të  PD-së. Një  shkak tjetër më pak i përmendur, por gjithsesi shumë  i rëndë, është  edhe abuzimi që  pushteti vendor, (në  këtë  qark i dominuar tërësisht nga e majta) ka bërë  me shpërndarjen e ndihmës ekonomike. Malësia e qarkut të  Beratit renditet ndër zonat më  të  varfëra të  Shqipërisë . Varësia ndaj ndihmës ekonomike është  e qenësishme dhe në  zona të  caktuara shkon deri në  60% të popullatës. Presioni që  i është  bërë  votuesve në  këmbim të  ndihmës ekonomike dhe “Kemp”-it është  një  fakt që  rezulton i shtrirë  në  të  gjithë  zonën. Presioni i të  majtës me punësimin në  këtë  qark, ka qenë  veçanërisht i rëndë. Është një  formë  tjetër kjo më  e sofistikuar, por po aq e dhunshme, e vjeljes së  votës “me hir apo pahir”. Do të  veçoja këtu zonën e Skraparit, ku duke dëgjuar dëshmitë  e demokratëve, mu kujtua fushata e vitit 1991.

Po për sa i përket diskutimit për çështje të  brendshme të  PD-së, çfarë  po konstatoni?

Procesi i konsultimit dhe analizës fokusohet, gjithashtu, në  çështje të  brendshme të  organizimit të  Partisë, apo në  vektorë  të  ndryshëm të  fushatës të  cilët frenuan PD-në  lokale të  arrinte një  rezultat pozitiv. Dhe këtu ka shumë  punë  për të  bërë . Për këtë  arsye, unë  po fokusohem veçanërisht në  identifikimin e problemeve të  brendshme strukturore, si p.sh. aftësia e strukturës për të  mbuluar territorin apo edhe rritjen e eficencës së  mesazhit politik nga PD-ja lokale drejt banorë vetë  kësaj zone.

A janë  identifikuar blerësit e votave të  25 qershorit dhe çfarë  do të  bëjë  PD-ja pasi të  ketë  listën e emrave të  tyre?

Unë  kam marrë  shumë  dëshmi të  identifikimit me “emër dhe mbiemër” të  mbjellësve të  drogës, të  shpërndarësve të  parave në  zona të  caktuara, të  kasnecëve monetare si dhe të  atyre zyrtarëve që  bënin presion me ndihmën ekonomike dhe me vendin e punës. Te gjitha këto do të dokumentohen. PD do të marre të gjitha hapat e nevojshme politike dhe ligjore për të trajtuar këtë fenomen.

Konkretisht çfarë  do të  bëhet me të  dhënat që  po merren nga “terreni”?

Të  dhënat që  do të  marrim nga terreni janë  të  një  rëndësie të  dorës së  parë  për sa i përket betejave të  ardhshme elektorale të  PD-së , që  po afrohen shumë  më  shpejt nga ç`ishte menduar.

Pas humbjes së  25 qershorit, ku duhet të  përqendrohet PD-ja?

Veçanërisht në  situatën e kriminalizimit të  skajshëm të  qeverisjes, e paprecedentë  në  25 vite të  funksionimit të  sistemit demokratik, PD-ja e ka të  domosdoshme të  ngrejë  në  shkallën më  të  lartë  aksionin politik të  saj. Për t`i demonstruar shqiptarëve që  ajo, vetëm ajo dhe askush tjetër, do të  mund të  nxjerrë  vendin nga spiralja e vdekjes së  shpresës dhe e shpërbërjes së  moralitetit shoqëror. Kjo nuk është  thjeshtë  një  detyrë  opozitare, por mbi të  gjitha detyrim shoqëror dhe moral i PD. Me aksion politik nuk në nënkuptoj thjeshtë  protestën e radhës. Protesta nuk duhet të  jetë  qëllim në  vetvete, ajo është  vetëm një  instrument. Me aksion politik kuptoj përçimin e idesë  së  ndryshmit të  shtresat shoqërore, të  cilat janë  të  domosdoshme të  jenë  në  të  njëjtën anë  të  barrikadës me PD-në. PD-ja në  mënyrën më  të  natyrshme është  aleat i shtresë s së  mesme që  si rregull mbart vlerat shoqërore në  çdo shoqëri dhe në  çdo kontekst historik. Qeverisja 2005-2013 e PD-së , shënon përpjekjen e parë  “inxhinierike” për të  formësuar shtresën e mesme në  Shqipëri. Kjo përpjekje rezultoi përgjithësisht e suksesshme.

Në  këtë  kontekst PD-ja duhet veçanërisht të  targetojë  shtresën e mesme në  mesazhin politik të  saj. Dhe siç kam thënë  edhe në  një  interviste të  mëparshme me ju, përveç përcjelljes së  mesazhit (që  PD po e realizon në  mënyrën e saj tradicionale), shumë  rëndësi ka edhe medium apo mesazheri. Kjo shtresë  kërkon të  shikojë  vetveten, pra të  komunikojnë  me të  ngjashmin e saj. Jo thjesht me “zë  dhe figurë “, por mbi të  gjitha me reputacion individual. Në  morinë  e mesazheve politike që  PD përcjell, ky fakt duhet të  mbahet parasysh.

Ju thoni që  protesta është  vetëm një  instrument, çfarë  nënkuptoni me këtë?

PD-ja ka treguar se është  e aftë  të  realizoje protesta në  çdo kohë  dhe në  çdo rrethanë. Në  mandatin e parë  të  kësaj qeverie, PD arriti të  organizojë  protestat më  masive ne historikun e pluralizmit, të  cilat kulmuan me protestën 90 ditore në  “çadrën n e lirisë”. Prandaj nuk dua të  shoh thjesht protestën e radhës dhe arsyetimin se “PD po bën detyrën e saj, por kërkohet më  shumë  përgjigje qytetare”. Tashmë  rrethanat kanë  ndryshuar shumë, për fat të  mirë,  në  favor të  kauzës qytetare të  PD-së. Opinioni publik është  i bindur nga faktet e fundit se ajo çfarë  Rama ofron është  një  mos qeverisje nën efektin e kanabisit, ku krimi organizuar dhe tentakulat korruptive bëjnë ligjin në  një  vend me institucione gjithnjë më të  dobëta, si Shqipëria. Përballë kësaj gjendjeje, shtresa e mesme dhe e mesme e lartë, si kurrë  më  parë, ka zgjedhur të  braktisë  vendin. PD duhet t`i demonstrojë  kësaj shtrese se meriton besimin e saj, se meriton t`i jepet një  shans për të  qeverisur. PD duhet t`ia shtrijë  dorën e bashkëpunimit. Duhet të  kërkojë  mbështetjen e saj pa kushte. Dua të  shoh te një  PD që  njësohet me vullnet të  mirë  me qytetarinë  shqiptare. Ashtu siç bëri në  1991 dhe në  2005. Veçse sot në  kushte emergjence. Vetëm pasi të  bëjmë  këtë, do kemi bërë  detyrën tonë  me ndihmën e protestave!

Megjithatë  PD dhe LSI kanë  paralajmëruar protesta për rrëzimin e qeverisë…

PD-ja është  e gatshme për këtë  aksion. Aksioni është  kundër krimit, drogës dhe korrupsionit. Por, siç përpiqem të  argumentoj më  sipër, protestat duhet të  nisin kur jo vetëm PD-ja, por edhe faktorë të tjerë  socialë-apolitikë, të  jenë  të  gatshëm t`i bashkëngjiten kauzës së  protestës. Nuk ka rëndësi data, por procesi për të  mbërritur deri këtu. Procesi sjell suksesin, dhe jo dëshira për të  demonstruar aftësinë  për të  mbajtur protesta!

A besoni se përballë  një  maxhorance  të  madhe në  numër, opozita duhet të  jetë  më  e fortë, më  “luftarake” sidomos në  parlament?

Latinët shpreheshin: “extremis malis, extrema remedia”. Në  kushte të  jashtë zakonshme, kërkohen veprime të  jashtëzakonshme. Aksioni parlamentar, sado i rëndësishëm të  jetë  ai, është  veçse një  nga instrumentet e aksionit politik. Tribunët e Lëvizjes Demokratike së  vitit 1990, lëvizje që  përmbysi regjimin më  brutal në  historinë evropiane të  pasluftës, nuk iu drejtuan parlamentit, por shqiptarëve. Historia nuk përsëritet dy herë  njësoj, dhe s`ka sesi, por përpjekjet nuk mund dhe nuk duhet të  rreshtin.

PD-ja përveç kundërshtarit politik prej kohësh ka një  debat të  brendshëm ku shënjestër mbetet kreu Basha prej kritikëve të tij.

Asnjë  kritikë  e bërë  me arsye dhe qëllim të  mirë  nuk mund të  dobësojë  PD-në. Përkundrazi e bën PD-në  më  të  hapur, më imune dhe i jep mundësinë  të  vetshërohet.

Por a janë  të  gjitha kritikat të  tilla?

Kam dyshimet e mia në  këtë  pikë. Goditjet personale të  fshehura nën petkun e kritikës, por edhe kritikat e kritikës së  shëndetshme, dëmtojnë  njëlloj Partinë Demokratike.

Thirrjes së  z.Basha për bashkim, kritikët i janë  përgjigjur me kërkesën për zgjedhje të reja në  parti, por në  gjykimin tuaj çfarë  mund ta bashkojë  PD-në  dhe si mund të  ringrihet sërish ajo?

Lulzim Basha është  kryetari legjitim i PD-së. Çdo retorikë mbi këtë  çështje e devijon debatin në  personal. Ndërkaq, ka çështje të  tjera shumë  të  rëndësishme ku palët mund të  gjejnë  terrenin e përbashkët. Ndryshimi statutor mund të  jetë  një  e tillë. Vullneti i mirë  për të  kontribuar për PD-në, veçanërisht i atyre që  kanë  marrë  në  kthim shumë  nga PD-ja, është  çelësi i zgjidhjes. Ne nuk duhet të  lëmë  mbrapa askënd, aq më  tepër pjesëtarë të  familjes tonë. Po ekzistoi ky vullnet, gjithçka është  e mundur. PD do të  ringrihet dhe do të  përmbushë misionin e saj. Madje shumë  më  shpejt nga çfarë  mund të  mendohet.

Pse kaq i lehtë  bashkëpunimi me LSI-në,  ndërkohë  që  ajo ishte pjesë  e qeverisjes së majtë  për 4 vite me radhë? PD dhe LSI janë  pjesë  e Frontit opozitar, por aleanca me partinë  e Kryemadhit a po e zbeh forcën opozitare të  PD-së  si partia më  e madhe e opozitës në  vend?

PD-ja është  flamurtare e luftës kundër krimit të  organizuar që  po qeveris vendin, e luftës kundër drogës dhe parave të  saj që  po kapin çdo institucion, e përballjes me kryeministrin Rama që  me qeverisjen e tij i ka futur shqiptarët në  krizën më  të  madhe të  besimit pas asaj që  shkaktoi regjimi totalitar i Hoxhës. PD dhe vetëm PD ka të  drejtën morale ta mbajë  lart këtë  flamur, për shkak të  opozitës së  saj dhe memories historike që  mbart. Për këto çështje kaq madhore, PD nuk mund t`i mbyllë  derë n askujt që  do t`i bashkë ngjitet kësaj kauze. Ky nuk është  një  “bashkëpunim i lehtë “, siç e quani ju. Ky është  një  bashkëpunim i përcaktuar nga rrethanat ekstremalisht të  rënda ku ndodhet vendi. PD-ja nuk mund të  sillet si fëmijë egoist që  përjashton këdo nga lodrat e veta, sepse opozitarizmi në  këto rrethana është  vital. PD-ja duhet të  tërheqë  pas vetes të  gjithë, madje edhe socialistët e ndershëm që  nuk janë  dakord me Ramën dhe qeverisjen e tij, e jo më  t`i mbyllë  derën atyre që  janë  rreshtuar pas saj!

E keqja nuk mundet me slogane, por me forcën që  rrethanat diktojnë. Fitorja e kësaj kauze eshtë në rrafshin politik, fitore e PD-së. Në rrafshin shoqëror, e të  gjithë  shqiptarëve!

 GSH.al

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.