LIFE STYLE

Fara e zezë, bima çudibërëse që shëron çdo sëmundje

11:07 - 13.11.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Fara e zezë e njohur në gjuhën mjekësore si Nigella Sativa është një bimë, lëngu i së cilës ka efekte çudibërëse në shërimin e shumë sëmundjeve. Kjo bimë përmban vaj acidik të pangopur, vaj me eter, vitamina dhe një sërë substancash të tjera të domosdoshme për organizmin. Tashmë është vërtetuar se vaji acidik i pangopur që përmban fara e zezë ndikon pozitivisht mbi metabolizmin e trupit, rrit imunitetin dhe ndalon alergjinë. Gjithashtu, përdorimi i këtij vaji ndihmon në parandalimin e diabetit e rezultatet pozitive vërehen pas një muaji. Madje fara e zezë është një ilaç i mirë edhe në përmirësimin e memories pasi rrit fuqinë e trurit e përqendrimin. Bima çudibërëse e kombinuar me mjaltë ndihmon edhe në trajtimin e astmës, kollës e alergjive; ndërsa nëse përzihet me qumështin e dhisë bën të mundur parandalimin e sulmeve në zemër. Për të gjithë ata që vuajë nga sëmundjet e syve si skuqje, katarakt apo lotim duhet të përdorin vajin e farës së zezë pasi ka efekte të jashtëzakonshme në një kohë të shkurtër. Ndërkohë kjo bimë parandalon edhe formimin e gurit në veshka, ndikon në forcimin e dhëmbëve dhe trajtimin e sëmundjeve të tyre si dhe nëse e përdorni këtë vaj në masazhimin e kokës, do të mundësojë parandalimin e humbjes së flokëve. Ndërkaq ata individë që vuajnë nga dhimbjet e kokës dhe migrena mund të përdorin këtë vaj për t’u kuruar. Nëse përzieni uthullën dhe mjaltin me vajin e farës së zezë, mund të lehtësoni dhimbjet dhe të parandaloni artritin. Vaji i farës së zezë kur përzihet me lëng rrushi është i mirë kundër kancerit, siç është ai i zorrëve, kanceri i gjakut dhe kancerit të fytit. Për këtë përzihen vaj i farës së zezë me lëng rrushi dhe përdoren tri herë në ditë që të ketë rezultate pozitive. Efekte të shpejta, vaji i farës së zezë ka dhe në qetësimin e dhimbjeve të stomakut nëse e pini 2-3 herë në ditë. Gjithashtu, për të rivitalizuar trupin, për të hequr lodhjen dhe dembelizmin, është sugjeruar që të përzieni vajin e farës së zezë me lëng portokalli. Kjo do të ndihmojë për të hequr pasivitetin dhe të bëjë trupin tuaj energjik.


Shfaq Komentet (3)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.