Horoskopi

Horoskopi i datës 13 Nëntor 2017

07:30 - 13.11.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




DASHI

Edhe reflektimet janë të dobishme, sidomos nëse nevojiten për të menaxhuar disa situata që nuk janë ashtu siç dëshironi ju. Hëna projekton të gjitha energjitë tuaja në punë, duke sugjeruar të hiqni dorë nga padurimi.

DEMI

Hëna ju dhuron humor të mirë dhe shpirt iniciative: pikërisht atë që keni nevojë për të përfunduar me sukses angazhimet tuaja. Marrëdhënie e shkëlqyer me partnerin: keni të njëjtat shije, ëndrra dhe reagime emocionale.

BINJAKËT

Pak pasiguri mund t’ju largojë dhe t’ju bëjë të ndjeshëm ndaj kritikave të atyre që janë përreth jush. Mbani nën kontroll reagimet tuaja. Opinione të ndryshme në çift, megjithatë dialogu dhe konfrontimi do jenë në interes të përbashkët.

GAFORRJA

Ditë e ëmbël, por pa rezultate. Duhet të përpiqeni të mbyllni një projekt të rëndësishëm në punë pa humbur kohë. Si gjithmonë intuita juaj nuk gabon, ka ardhur momenti të rrezikoni për një çështje në biznes.

LUANI

Puna dhe financat janë pikat e forta të ditës. Ndjenja se mund të dominoni ngjarjet ju jep një ndjesi të fortë vetëbesimi. Një marrëveshje do mbyllet në favorin tuaj duke ju dhënë përfitime që i prisnit prej kohësh.

VIRGJERESHA

Pritet ndonjë grindje e vogël në çift dhe në familje, sidoqoftë asgjë nuk arrin ta ndryshojë humorin tuaj të mirë sot. Optimizmi gjithmonë ju ndihmon. Takimi më një person që keni kohë që nuk e shihni do shtojë shpresat për ata që po kërkojnë punë të re.

PESHORJA

Me sensin pozitiv që ju karakterizon, në punë do dëgjoni arsyetimet e të gjithëve, por nuk do hezitoni të qartësoni idetë aty ku është e nevojshme. Vazhdoni të përqendroheni në projektet tuaja afatgjata.

AKREPI

E hënë e shkëlqyer me mbështetjen e Jupiterit dhe Venusit në shenjën tuaj. Jeni të rrethuar nga njerëz që ju shikojnë me admirim, gjë që ju bën shumë optimist. Në aspektin e biznesit sot jeni ndjeheni me fat, ndoshta ka ardhur momenti të diskutoni rreth projekteve tuaja.

SHIGJETARI

Të kundërshtuar nga Hëna dhe Neptuni në kuadraturë, sot ndjeheni vetëm dhe keni shumë pak gjëra në dispozicion. Do merrni pak ndihmë nga Mërkuri dhe Saturni në shenjën tuaj, të cilët të paktën ju mbajnë larg nga rreziqet.

BRICJAPI

Do ta kuptoni që një marrëdhënie e nisur në ambientin profesional po bëhet çdo ditë më shumë intensive. Shfrytëzoni kohën e lirë dhe këtë energji pozitive që ju dhurojnë yjet për t’ju përkushtuar gjërave që ju pëlqejnë.

UJORI

Do jenë miqtë tuaj të ngushtë që do ju ndihmojnë edhe sot, duke ju këshilluar më të mirën për një problem personal ose një çështje financiare. Momente melankolie për diçka që e keni humbur prej kohësh tashmë.

PESHQIT

Çfarë dite! Do keni mbështetjen e Hënës dhe Saturnit në çështjet financiare. Realizimi i dëshirave që keni është objektivi kryesor në planet tuaja. Këshilla e yjeve është të shmangni çdo gjë të tepruar, art në të cilin jeni mjeshtër të vërtetë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.