EKONOMI

Mjeku Ronald Zelija: Urgjencat diabetike, rritje e ndjeshme te të rinjtë

10:54 - 13.11.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Voltiza DURO

Diabeti i njohur ndryshe edhe si sëmundja e “fshehur” po pëson një rritje të shpejtë nga viti në vit edhe në vendin tonë. Nëntori është muaji i sensibilizimit në luftën kundër diabetit e shoqata të shumta në Shqipëri organizojnë aktivitete të shumta për ndërgjegjësimin, informimin mbi këtë sëmundje e pranimin e kësaj kategorie në shoqëri. Në një intervistë për suplementin “Life Pages” në “Gazeta Shqiptare” mjeku Roland Zelija flet mbi urgjencat diabetike, të cilat janë hallkat e fundit të komplikacioneve që sjell sëmundja e diabetit. Ai shpjegon faktorët që çojnë deri në këtë pikë e mënyrat për t’i eliminuar apo minimizuar ato.

Çfarë janë urgjencat diabetike?
Urgjencat diabetike janë mjaft problematike dhe të vështira për t’u zgjidhur, sidomos në drejtim të diagnostikimit dhe trajtimit të tyre të shpejtë dhe të kualifikuar. Pavarësisht se diabeti është një sëmundje kronike, rastet, kur kjo sëmundje komplikohet me gjendje ku kërkohet ndërhyrje urgjente, janë të shpeshta. Themi urgjente për shkak edhe të fatalitetit që mund të kenë nëse nuk ndërhyhet menjëherë për të dalë nga kjo gjendje. Ndërlikimi I këtyre situatave me gjendje kome, konsiderohet urgjence dhe duhet të ndërhyhet menjëherë.

A ka pasur rritje të numrit të tyre?
Kohët e fundit vërehet një rritje e numrit të këtyre urgjencave me rreth 20% kjo për vetë faktin se kjo është një sëmundje me shumë masivitet në popullatë dhe vlen për t’u theksuar edhe një rritje e ndjeshme e numrit të pacienteve të rinj këto vitet e fundit.

Ku duhet të tregojnë më tepër kujdes pacientët për të eliminuar apo minimizuar urgjencat diabetike?
Dua të theksoj se urgjencat diabetike janë hallka e fundit e komplikimeve të diabetit ku pacienti është i rrezikuar. Pacientë t duhet të jenë shumë të kujdesshëm në lidhje me zbatimin e saktë të udhëzimeve dhe këshillave të mjekut të tyre endokrinolog. Është një sëmundje shumë delikate në tërësinë e saj, por që me respektimin e duhur nga ana jonë mund të mbahet në n kontroll.


Çfarë është hipoglicemia dhe si shkaktohet ajo?
Hipoglicemia është një ndërlikim shumë i shpeshtë i diabetit që ka të bë jë me uljen e sheqerit në gjak në n shifrat 70 mg/dl. Shkaqet e saj janë të shumta ku mund të përmendim kryesisht dozën e gabuar të medikamentit që përdoret për diabetin apo dhe faktorë shpërthyes siç mund të jenë gjendjet septike insuficenca kardiake, insuficenca hepatike, insuficenca renale apo edhe deficite enzimatike te lindura, të cilat ndikojnë në uljen e sheqerit në gjak.

Cilat janë disa nga shenjat që paraqesin pacientët?
Klinikisht këta të sëmurë shfaqen me djersë profuse, me takikardi, shpesh me rritje të tensionit arterial me konfuzion mendor e me dobësi të theksuar trupore. Duhet theksuar që këto janë simptomat e para të hipoglicemisë . Stadi i fundit i saj është koma hipoglicemike, e cila karakterizohet nga humbja e plotë e ndërgjegjes, e cila shfaqet kryesisht kur niveli i glukozës në gjak është në n 50 mg/dl.

Si mjekohen të sëmurët në këto situata?
Mjekimi lidhet me normalizimin e nivelit të sheqerit në gjak. Mjekimi fillohet që në ambulancë dhe vazhdohet më pas në spital. Duhet theksuar se në rastet kur të sëmurët mjekohen me insulinë dhe kur dalin me pas nga ky ndërlikim ata mund të dërgohen në shtëpi dhe të porositen të marrin ushqim dhe të vazhdojnë me insulinën e radhës, ndryshe ndodh me të sëmurët që mjekohen me preparatet e sulfanilurese (me tableta) ku pacientë t nuk dërgohen në shtëpi, por mbahen në observacion nga mjekë t për shkak se gjendja e hipoglicemisë mund të ndodhë përsëri. Duhet të theksojmë që çdo i sëmurë me diabet duhet të ketë një farë informacioni dhe stili jetese, i cili ndihmon ne parandalimin e këtyre komplikimeve.


Çfarë janë urgjencat hiperglicemike?
Përveç urgjencave hipoglicemike kemi edhe ato hiperglicemike, pra me rritje të sheqerit në gjak. Koma hiperglicemike e lidhur me trupat ketonike dhe koma hiperglicemike e palidhur me trupat ketonike janë ndër urgjencat me madhore diabetike, të cilat kanë edhe mortalitet të larte. Koma hiperglicemike e lidhur me trupat ketonike ose acidoketoza karakterizohet nga një rritje e sheqerit në shifra mbi 300 mg/dl dhe është një ndërlikim kryesor në dibetin e tipit 1.

Cilët janë shkaktarët kryesorë të komës hiperglicemike?
Shkaktaret kryesore të tyre janë prishja e dietës së këtyre pacienteve apo edhe çrregullimi i marrjes se medikamentit që ato përdorin, që të parandalojnë sa më tepër ndërlikimet. Të sëmurët me diabet duhet të jenë shumë rigoroze në dietën e tyre dhe në mënyrën e marrjes së medikamentit. Ndë r faktorë të tjerë mund të përmendim infeksionet e ndryshme, të cilat shoqërohen edhe me temperaturë të lartë , përdorimi i medikamenteve që shkaktojnë hiperglicemi siç janë p.sh kortizonikë t apo diuretikë t, traumat e forta psiko-emocionale negative apo dhe traumat e ndryshme fizike.

Cilat janë shenjat e hershme të saj?
Shenjat fillestare të hiperglicemisë janë anoreksia, nausea, të vjella, dhimbja e kokë s e me pas etja e shtuar, urinimi i shpeshtë e dhimbjet abdominale. Nëse i sëmuri nuk merr ndihmë atëherë shfaqen edhe shenjat neurologjike të tilla si çrregullime të ndërgjegjes e që pasohen edhe me gjendjen komatoze. Në rastet e mosndërhyrjeve mund të shfaqen edhe dëmtime të tjera organore, siç mund të jetë insuficenca renale acute. Është pra shumë e rëndësishme që Hiperglicemia të diagnostikohet që në stadet e para të saj pa arritur në gjendje komatoze.

Si mjekohet hiperglicemia?
Mjekimi fillon që nga vetë i sëmuri. Ai mund të orientohet të kryejë një dozë insuline me veprim të shkurtër 6-10 unite gjithnjë në n konsultën e një mjeku dhe me pas të dërgohet në një qendër të specializuar për t’u plotësuar me analiza e për të vazhduar më tej me terapinë. Në mjekimin plotësues mund të futen edhe antibiotikë kjo në varësi të shkaktarit të kësaj gjendjeje, gjithsesi duhet theksuar se këto gjendje japin një dehidrim të trupit dhe kërkojnë edhe dhënien e substancave rehidruese ( solucione fiziologjike).


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.