AKTUALITET

Rrëfimi i papublikuar i gruas së Artan Cukut: Çfarë më tha për vdekjen përpara se ta vrisnin

10:00 - 13.11.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Vrasja e 100-të që gazetari Roland Qafoku ka zbardhur në librin e tij është ajo e komisarit Artan Cuku. Jo për nga rëndësia, por thjesht për nga rendi kronologjik i 100 vrasjeve më të bujshme të ndodhura që prej Shpalljes së Pavarësisë.

Libri i Qafokut mbyllet me ekzekutimin e ish-drejtorit të Policisë së Vlorës. Mes shumë fakteve të krimit të zbardhur pjesërisht nga Prokuroria e Policia, me arrestimin e ekzekutorit e jo të porositësve të vrasjes, Roland Qafoku rendit edhe shumë mistere që e rrethojnë këtë ngjarje.

Mes deklaratave të Policisë, Prokurorisë e të miqve të afërt të komisarit, nuk kishte si të mungonte në këtë libër edhe dëshmia e njeriut më të afërt të Artan Cukut, bashkëshortes së tij, Marjolës.

Një intervistë ekskluzive që vetë autori i ka marrë Marjola Cukut për ta pasqyruar në librin e tij “100 vrasjet më të bujshme në historinë e shtetit shqiptar”.

“Nuk i trembem vdekjes për sa jam në të drejtën e Zotit. Më shumë frikë kam të jetoj si burracak, se të vdes si burrë”, kështu është shprehur për vdekjen kur ishte në jetë Artan Cuku.

“Bashkëshortja e Artan Cukut, Marjola, u shtang mbrëmjen e së shtunës së 8 prillit 2017, kur ai i tha të shkonte shpejt në shtëpi, ndërsa ishin bashkë me dy fëmijët në hyrjen e pallatit. Me instinktin e policit me përvojë, ai e kuptoi se jeta e tij ishte në rrezik. Prandaj u përpoq jo vetëm të shpëtonte familjen, por edhe që të dashurit e tij të mos shikonin asgjë që mund t’i ndodhte”./Panorama

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.