SPORT

Tirana “trondit” borderotë në Kategorinë e Parë, 60 mijë euro në muaj për t’u kthyer në elite

14:17 - 13.11.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Tirana “trondit” borderotë e Kategorisë së Parë. Aq sa mund të paguhet në një muaj një lojtar i bardhebluve, mund të shpenzojnë disa klube për të likuiduar ndoshta gjysmën e ekipit. Shpeshherë e kemi thënë që kryeqytetasit nuk do ta ulnin standardin, përtej rënies dhe kështu ndodhi. Kjo ishte e vetmja formë që presidenti Refik Halili mendoi për të bindur titullarët dhe joshur lojtarët që u afruan në merkato.

Bardheblutë në kësi kushtesh mbeten një ndër të ekipet më të mirëpaguara në rang vendi. Ata prej vitesh kanë një buxhet marramendës, por nga sa mësohet këtë sezon drejtuesit shpenzojnë mbi 60 mijë euro. Dhe, me një llogari të thjeshtë, kur në futbollin tonë paguhen vetëm 10 muaj, kostoja për të gjithë vitin shkon në 600 mijë në vit. Një buxhet i mjaftueshëm për të mos diskutuar ngjitjen në të elitë, por pse jo edhe për të fituar Kupën e Shqipërisë.

Pas një hulumtimi të bërë nga “Panorama Sport”, rezulton se nga kontingjenti aktual më i “pasuri” është Majkëll Ngoo me 5 mijë euro në muaj dhe Erando Karabeci, i cili përfiton afro 6 milionë lekë (të vjetër). Dikush paguhet me euro dhe të tjerë me dollarë apo lekë. Megjithatë, jo të gjithë kanë paga kaq të majme, për shembull qendërmbrojtësi Olivera merr diku te 2 mijë euro.

Por ka edhe nga ata që nuk i kalojnë 1 milion lekë të vjetër dhe këtu përfshihen miq së shumti të rinjtë, apo ata lojtarë që janë alternativa për formacionin. Mirëpo, shifra mund të rritet ndjeshëm në rast se Tirana në fund të këtij edicioni arrin që të presë një “biletë” europiane. Pjesëmarrja në Kupat e Europës do të përktheheshin me rroga shtesë (pasi në bordero do të shtoheshin edhe muajt korrik dhe gusht).

Megjithatë, ky shpenzim do të mbulohej me dëshirë nga ana e drejtuesve, pasi përfshirja në këto kompeticione do të shtonte edhe përfitimet financiare. Edhe stafi teknik ka një kosto realisht të lartë, megjithatë deri më tani ka përligjur besimin.

Jo vetëm që fituan Superkupën, por kanë një superecuri në kampionat. Ze Maria mësohet se përfiton afro 5 mijë euro në muaj, ndërsa në total i gjithë stafi teknik i kushton klubit 11 mijë euro. Buxhetit sezonal rritet, pasi këtu nuk llogariten punonjësit e tjerë në ekip apo edhe kostot javore për çdo ndeshje, që lidhen me trajtimin ushqimor, udhëtimet në transferta apo akomodimi.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.