Show-Bizz

Aktorja Jorgie Porter nuk ka të ndalur. Shfaqet seksi për kalendarin 2018

15:58 - 14.11.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Aktorja britanike, Jorgie Porter, është shfaqur joshëse në setin e saj të fundit fotografik për kalendarin 2018-të. Ajo duket seksi dhe tërheqëse gjatë pozimeve në Los Angeles. Jorgie Porter nuk ka hezituar aspak të nxjerrë në pah linjat e saj trupore me veshje të ndryshme sensuale, kryesisht rroba banje dhe veshje intime. Megjithatë nuk janë vetëm format trupore të 29 vjeçares që tërheqin pamasë meshkujt, janë edhe tiparet e saj, në bazë të të cilave cilësohet si një ndër femrat më të bukura. Gjatë një interviste për mediat e huaja, aktorja Jorgie Parker, e përshkroi mashkullin e saj ideal si krejt normal. “Më pëlqen të jetë normal. Duket e çuditshme kur e them një gjë të tillë, por unë vetë ndihem normal. Më pëlqen të jetë i gjatë, me flokë dhe të më bëjë për vete”-është shprehur aktorja. Ndërkohë flitet se ajo aktualisht është në një lidhje. “Gazeta Shqiptare” J.K


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.