Show-Bizz

Beyonce dhe Jay Z përpiqen të qëndrojnë larg aparatëve, por është e kotë

12:54 - 14.11.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Çifti i shumë përfolur i shoëbizit, Beyonce dhe Jay Z janë fotografuar, teksa po shijojnë një drekë me familjen e tyre në jaht. Pjesë e këtyre fotografive është edhe Blu Ivy, vajza e tyre e parë, por bëhet e ditur se të pranishëm janë edhe dy binjakët, Rumi dhe Sir, të cilët erdhën në jetën në muajin qershor duke e bërë familjen e tyre edhe më të lumtur. Në fakt çifti i famshëm janë përjekur të kalojnë një ditë larg qendrës së vëmendjes, por mesa duket është e pamundur, sepse kudo që ata shkojnë prania e tyre është shumë e dukshme. Beyonce dhe Jay Z duken të relaksuar dhe të veshur thjesht, ndryshe nga ç’jemi mësuar t’i shohim teksa performojnë. Kohët e fundit, çifti është fokusuar tek ardhja në jetë e dy binjakëve gjatë këtyre muajve. Jay Z është shprehur se edhe kur t’i rikthehet punës, do përpiqet që familjen ta ketë sa më shumë pranë. “Jam përqëndruar totalisht tek ata. Për momentin nuk po mendoj për ndonjë event gjatë mbrëmjes apo për ndonjë gjë të ngjashme”-është shprehur Jay Z. Udhëtimi i tyre me jaht vjen pasi binajkët u panë për herë të parë në publik, teksa çifti po shijonte një ditë me familjem në shtëpinë e tyre në Miami. “Gazeta Shqiptare” J.K


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.