BLUETOOTH

Bluetooth – Nostalgji/ Rita Lati, shooping tek “gabi”

16:00 - 14.11.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim: Rita Lati, shooping tek “gabi”





Gabriela”, “Gabi”, “tek vendi”, etj… Emërtoheni si të doni, por qëllim është po i njëjtë. Të blesh rroba të përdorura, të një firme të njohur dhe sigurisht, shumë më lirë. Një biznes që po njeh gjithmonë e më shumë rritje, për shqiptarët e varfër dhe të pasur bashkë. E kujt nga ne nuk i ka rastisur ndonjëherë të bëjë pazar tek rrobat e përdoruara, ose ndryshe tek “gabi”, një term që i ka mbetur për hir se të parët që nisën këtë tregti fitimprurëse ishim pikërisht njerëzit e komunitetit rom. E në këtë rast, as personazhet e njohur të skenës shqiptare nuk bëjnë përjashtim. Në fotot e mëposhtme kemi mundur të kapim momente kur aktorja e njohur e humorit shqiptar, Rita Lati, teksa po bën shooping në një nga dyqanet e shumta të mallrave të përdoruar që gjenden në Tiranë. Për të bërë pazar, Rita ka zgjedhur të hyjë dhe të shikojë për këpucë të përdorura. Rita sapo ka parë këpucët e varura nga jashtë, i kanë shkëlqyer sytë dhe ka thënë, pse jo, të mos shikoj një herë, ndoshta gjej ndonjë gjë të bukur. Ndërkohë, aktorja e humorit ishte nisur për diku tjetër dhe kjo vihet re nga pamja e saj elegante dhe nga telefonat që ajo ka bërë. Për të psonisur për këpucë ajo ka shtyrë takimin e saj për pak çaste për të parë nëse do kishte fat për ndonjë gjë të bukur. Por gjithsesi duhet të themi se ajo është treguar mjaft korrekte dhe i ka telefonuar personit që kishte lënë takim duke u merakosur ta lajmërojë se për momentin ndodhet tek një dyqan këpucësh.
Rita është këngëtare??
Në dyqanin në të cilin shiteshin këpucë të përdoruara, Rita i ka rënë në sy jo vetëm klientëve që ndodheshin në atë moment në dyqan, por dhe vetë shitësit, i cili e ka mirëpritur vizitën për shooping të aktores. Është përpjekur të hyjë në bisedë dhe ndoshta për të qenë sa më lajkatar, i ka thënë një frazë që atë e ka habitur shumë. Kështu, ai duke dashur t’i bënte sa me shumë përshtypje aktores, i ka thënë “se për këngëtarët, ne bëjmë ulje çmimi?!”. E çuditur pa masë ka mbetur Rita, e cila e ka kapërcyer këtë situata me humorin që e karakterizon. Kështu ajo ia ka kthyer: “Pse mo këngëtare qenka unë???”.
Jo hera e parë
Mes batutave të ndryshme dhe kërkimeve për një palë këpucë, Rita i rrëfehet shitësit “se nuk e kishte për herë të parë që blen diçka në këto vende”, ku me këto vende ajo i referohet pikërisht “gabit”. Ndërsa puna kërkuese ka vijuar, Rita ka piketuar një palë këpucë të kuqe. Në provë e sipër ajo ka venë re që fatkeqësisht ato ishin pak më të vogla në numër për të. Dhe pse ka këmbëngulur për të mos hequr dorë nga “fati i saj”, pas provave dhe riprovave, ajo është detyruar të heqë dorë nga këpucët që kishte zgjedhur. Gjithsesi, jemi të mendimit se ajo nuk duhet të mërzitet, fundja mund të riprovojë një ditë tjetër, ndoshta do të ketë më shumë fat.
Atlete për vajza trendy
E pasi e ka parë që nuk pati sukses për të blerë diçka për veten e saj, Rita i ka kërkuar shitësit që t’i gjejë ndonjë palë atlete për vajza të reja e trendy. Duket se Rita është kujdesur që të mos i shpëtojë rasti për të gjetur diçka dhe për vajzën e saj adoleshente. Si një mama e mirë ka kërkuar të bëjë pazar jo vetëm për veten e saj, por dhe për të bijën.

Ky shkrim është botuar më 24 maj 2008


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.