Kryesore

FOTO/ Dhunohet barbarisht para një viti, i marrin tokën biznesmenit libanez te “Gjiri i Lalzit”

17:17 - 14.11.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Është uzurpuar toka e biznesmenit libanez, Fadi Mitri, pasi e kishin dhunuar dhe pas largimit të tij. Toka e cila ndodhet në “Gjirin e Lalzit”, ishte blerë dhe biznesmeni do të ndërtonte në të. Persona me shufra hekuri dhe me mjete të tjera të forta kanë bërë një tjeter rrethim për ta kthyer në pronë të tyren tokën që biznesmeni kishte blerë për një investim të madh.




DENONCIMI

Ngjarja ne pronen e Faadi Mitrit date 13 nentor 2017 Ngjarja e kompanise Omnix me rrahjen dhe ikjen e investitorit fdi mitri pas rremujes qe u be ka ngecur qe me deklaraten e Manjanit qe prona eshte ne sekuestro preventive per t’u hetuar si ceshtje se bashku me hetimin ndaj gjyqtares dhe vendimit te saj per njohjen e prones. Gjate kesaj kohe ne kemi kerkuar ne hipoteken Durres kartele pasurie per ate parcele dhe pergjigjja ka qene qe eshte nen sekuestro.

Dje kur u njoftua policia per sulmin e 15 personave qe duke kercenuar rojat po ngrinin gardhin e tyre, deklarata e policise Manze ishte qe ne nuk i pengojme dot pasi ata jane te pajisur me certificate pronesie dhe leje per ndertim gardhi te firmosur nga bashkiaku i Durresit Z. Vangjush Dako, i cili kishte derguar me keta vandalet edhe nje polic bashkiak dhe nje topograf. Ata nuk lejojne qe te afrohet kush nga ana e kompanise , qofte edhe policia e sigurise dhe ruajtjes fizike.

Kompania nuk ka asnje njoftim shteteror zyrtar as se cfare u be me hetimin qe ngriti Manjani dhe as si pale e interesuar me kontraten qe kemi me shtetin. Mbi ate siperfaqe toke gjanden dy dokumenta zyrtare qe jane firmosur nga ish zevendes kryeministri Niko Peleshi (1. Leja e ndertimit te projektit dhe 2. Kalimi i asaj siperfaqeje me VKM tek Ministria e Turizmit per ndertimin e resortit dhe pavaresisht kesaj – edhe nese atij personit i ka kaluar pronesia me ndershmeri apo jo, shteti nuk denjon as te na njoftoje dhe as te mbaje pergjegjesi per firmosjen qe ka bere vete mbi ate toke.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.