Intervista

Dikur e akuzonte se vrau 4 vetë në bulevard, sot Rama e quan Sali Berishën lider

23:52 - 14.11.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Kryeministri Edi Rama konfirmoi se është mik me Fatos Nanon. Në një intervistë dhënë për gazetaren Eni Vasili, Rama tha se takohet dhe këshillohet shpesh me të.
“Fatos Nano nuk e ka pasur fatin që kam pasur unë. Ai nuk ka pasur një paraardhës të tërhequr nga arena me të cilin mund të këshillohesh. Ai ka të gjithë mundësinë të shohë nga arena, por nuk e ka stresin e të përditshmes. Unë e pyes shpesh atë. Unë pyes dhe e dëgjoj. Është fat të kesh një paraardhës që ka kaluar në të njëjtën rrugë dhe e njeh më së miri fushën e betejës dhe e sheh atë nga larg. Ma kujton “Plakun dhe deti”, por jo për moshën. A kam keqardhje që nuk e ndihmova të bëhej president? Kjo është pjesë e kohës kur ai dhe unë ishim në arenë” – tha Rama.

Ndonëse e ka akuzuar se ka urdhëruar vrasjen e 4 vetëve në bulevard, Rama e quajti çuditërisht Sali Berishën një lider. “Pa diskutim që është lider. Vetëm se unë e shoh lidershipin si shah, ai e sheh si valle shpatash”, tha Rama.

Kreu i qeverisë u pyet edhe për Ilir Metën për të cilin tha se mund të jetë një president shumë i mirë duke mos kursyer një batutë për bashkëshorten e tij: “E kam thënë dhe më parë që Ilir Meta mund të jetë një President shumë i mirë. E kam thënë dhe e kam besuar. Meta është një politikan race, ndërsa Monika është thjesht bashkëshortja e tij. Është si të thuash “kapaku pa tenxheren” – tha Rama.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.