Tech

Drama e 38-vjeçares/ E varfër dhe në gjendje të rëndë shëndetësore, dergjet në shtrat pas aksidentit: Më ndihmoni (Video)

14:42 - 14.11.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




38-vjeçarja Alketa Çarçani dergjet në shtratin e spitalit të Vlorës që nga dita kur një automjet e përplasi në rrugë. Goditja e fortë i shkaktoi Alketës dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit. Mëngjesi i së shtunës kur ajo shkonte në punë si çdo ditë, ishte fatal.

Sot rreth 10 ditë pas aksidentit Alketa nuk mund të ngrihet dot nga shtrati, pasi ka tronditje, plagë të shumta dhe humbje të kujtesës. Ajo nuk mund të kujtojë asgjë, por me mundim tregon sesi ndihet.

Është i ati që tregon sesi ndodhi aksidenti i 38-vjeçares. Shkaktari i aksidentit e dërgoi Alketën në spital dhe u zhduk pa lënë gjurmë. Kur Alketa të dalë nga spitali, e pret një tjetër realitet i hidhur. 3 djemtë e presin me mall në shtëpinë e rrënuar dhe me lagështirë. Ish-magazinat e peshkut janë e vetmja strehë për familjen e Alketës, e cila ishte shtylla e shtëpisë pasi bashkëshorti është i sëmurë./BW/

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.