AKTUALITET

Emri/ Kapja e 1.5 tonë droge në Vilun, arrestohet i riu që po kërkohej

13:35 - 14.11.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




 

Një tjetër person, i cili ishte shpallur në kërkim është arrestuar nga policia, në vijim të operacionit “VILUNI BEACH”.

Policia ka bërë të ditur se ka arrestuar shtetasin Gjovalin Ndoj, 30 vjeç, banues në Lezhë.

“Ndalimi i shtetasit të lartpërmendur u bë pasi më datë 11.11.2017 është bërë shpallja në kërkim e tij si bashkëpunëtor i shtetasve të arrestuar po me këtë datë ku u sekuestruan 1502 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa”- njofton policia.

Materialet do i referohen Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë, për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentative”, parashikuar nga neni 283/a 25 dhe 22 të Kodit Penal.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.