Show-Bizz

Mosha per Naomi Campbell ka ndalur. E mahnitshme si përherë…

13:47 - 14.11.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Ajo ka qenë në krye të industrisë së modës për dekada me radhë. Bëhet fjalë për Naomi Cambell, modelja 47 vjeçare, për të cilën duket se koha ka ndalur, pasi vazhdon të jetë në “top form”. Për herë të fundit ajo është parë në një event për gratë të mbajtur në një muze në New York këtë të hënë. Supermodelja Naomi Cambell duket e mrekullueshme si përherë, e veshur me një palë pantallona të zeza dhe më nje këmishë shumë elegante.  Supermodelja nuk është martuar asnjëherë dhe nuk ka fëmijë. Ajo ka lindur në jug të Londrës dhe është vajza e një kërcimtareje të lindur në Xhamajkë. Campbell nuk e ka takuar asnjëherë babain e saj, duke zbatuar kështu dëshirën e nënës, pasi ai e braktisi kur ishte katër muajshe shtatzënë me të. Madje emri i babait të saj nuk figuron as në certifikatën e lindjes. Mbiemrin Campbell e mori nga martesa e dytë e nënës. Gjithashtu, 47 vjeçarja, një ndër super modelet më të famshme në botë, është dënuar disa herë pas akuzave për akte të dhunshme ndaj punonjësve të saj, kolegëve apo edhe individëve të ndryshëm.  “gazeta Shqiptare” J.K


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.