POLITIKË

‘Shkarkimi’ i Klement Zgurit, zbulohet dokumenti që rrëzon pretendimin e PS

14:59 - 14.11.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Partia Socialiste ka kërkuar dhe gjithashtu ka nisur procedurat për shkarkimin e kreut të KQZ Klement Zgurit. Pretendimi i PS-së qëndron në faktin se nuk ka lajmëruar anëtarët e KQZ për dokumentacionin e prokurorisë në lidhje me kryebashkiakun e PD Agron Kapllanaj. Por kjo është shkresa e Zyrës së protokollit të KQZ që dokumentacioni është shpërndarë për anëtarët, duke hedhur në këtë mënyrë poshtë pretendimet e socialistëve.

Ajo tregon se dokumenti i Prokurorisë për Kapllanajn është protokolluar dhe u është shpërndarë anëtarëve të KQZ.

Materialet nga Prokuroria kanë mbërritur në datën 16 tetor në KQZ dhe janë protokolluar më 17 tetor.

Në shkresën sqaruese të Drejtorisë së Burimeve Njerëzore, dërguar anëtarit Hysen Osmanaj, thuhet se “në datë 17.10.2017 është bërë nxjerrja e këtyre shkresave nga zyra e Kryetarit të KQZ-së dhe po në datën 17.10.2017, është bërë dorëzimi për anëtarët e KQZ-së, tek sekretarja Elna Dai, e cila ka nënshkruar në regjistrin përkatës për marrjen në dorëzim të këtyre shkresave me numër kopje gjashtë”.

Në dokumentacionin e Prokurorisë sqarohet se vepra penale e konsumuar nga Kapllanaj është parashkruar, pasi ka kaluar afatin 10-vjeçar. Kjo ka bërë që çështja të arkivohet.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.