AKTUALITET

Shkarkimi i Sokol Ballës nga “Top Channel”, Berisha: Kurbani i fundit i Edi Ramës?

19:08 - 14.11.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Shkarkimi nga detyra i drejtorit të Informacionit në televizionin Kombëtar “Top Channel”, Sokol Balla, ka sjellë reagimin e parë të një politikani.




Sali Berisha shtron pyetjen nëse ky është ‘kurbani i fundit i Noriegës’, dhe shton se tashmë as rojet dhe pastrueset nuk ndjehen të sigurt aty.

Bordi drejtues i “TCH” ka shkarkuar nga puna drejtorin e informacionit Sokol Balla. Në vend të tij është emëruar përkohësisht gazetari Endri Xhafo, i ardhur vetëm pak muaj më parë nga ABC News.

Burimet pranë “TCH” thonë se pronarja Vjollca Hoxha ka kërkuar që televizioni të mos jetë më i njëanshëm, në mbrojtje të hapur të qeverisë dhe kjo nuk është pranuar nga drejtori i departamentit të informacionit.

Kjo linjë e re e Top Channel, kritike ndaj qeverisë përforcohet edhe me faktin se Endri Xhafo, drejtori i ri i informacionit është një “prurje opozitare”, që ka dalë hapur shpeshherë kundër “Rilindjes”.

Vetë televizioni bëri një njoftim të shkurtër.

Sokol Balla largohet nga detyra e Drejtorit të Informacionit të Top Channel.

Gazetari Endri Xhafo do të jetë i komanduar në këtë detyrë për një periudhë të pacaktuar kohore ende.

Ndërkohë, Sokol Balla do të vazhdojë të drejtojë programin e tij Top Story si zakonisht nga e hëna në të enjte në orën 21:00.

Ndër vite, “Top Channel” ka qenë një televizion mjaft i afërt me Partinë Socialiste. Gati të gjithë punonjësit që largoheshin nga ky televizion fillonin punë si drejtues në institucionet shtetërore ose në agjencitë e qeverisë. Ndërsa, punonjësit që qëndronin në “TCH” kishin familjarë të tyre të afërt të punësuar ose nëpër ministri, ose nëpër institucionet qe varen direkt nga kryeministri Edi Rama.

Të paktë janë profesionistët në “TCH” që nuk kanë një lidhje direkt ose indirekte me qeverinë e PS-së.

Me rimarrjen e një qëndrimi kritik ndaj realitetit në Shqipëri, pritet që audienca të shënojë rritje. Hë për hë, në çdo fashë orare, “TCH” eklipsohet nga programacioni i Tv Klan.


Shfaq Komentet (1)

Leave a Reply to Rexhep Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.