KULTURË

Shpallet lista e këngëtarëve të edicionit të 56-të të Festivalit të RTSH

10:30 - 14.11.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Pas përfundimit të afatit për pranimin e këngëve deri në datën 10 nëntor, dje është bërë edhe përzgjedhja e tyre. Në një garë me gjashtëdhjetë këngë, njëzetedy janë ato që do të interpretohen në netët live të festivalit. Qëllimi i organizatorëve ka qenë të gjejnë një formulë të ekuilibruar midis kthimit të këngëtareve me përvojë në skenën e festivalit, por pa harruar edhe freskinë e të rinjve të talentuar dhe adrenalinës së grupeve në skene. Tri grupe të gjeneratave të ndryshme do të jenë pjesë e një gare të përbashkët për këngën më të mirë të këtij festivali, i cili e ka ngritur me kohë sipairin. Renditja e mëposhtme është bërë në bazë të rendit alfabetik dhe përjashton çdo mundësi hamendësimi për renditje sipas numrit të pikëve.
Artemisa Mithi
Boiken Lako
David dhe Genc Tukiçi
Elton Deda
Ergi Bregu
Evans Rama
Eugent Bushpepa
Grupi “Akullthyesit”
Grupi “Lynx”
Grupi “Na”
Inest Neziri
Lorela Sejdini
Manjola Nallbani
Mariza Ikonomi
Orgesa Zaimi
Redon Makashi
Rezarta Smaja e Luis Ejlli
Stefi dhe Endri Prifti
Tahir Gjoci
Voltan Prodani
Xhesika Polo


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.