SPORT

Xhaka nuk i pasoi topin, Sadiku kapet mat duke ofenduar

09:53 - 14.11.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Kombëtarja Shqiptare arriti një fitore me vlera në miqësoren e djeshme ndaj Turqisë duke bërë një lojë të mirë, sidomos në pjesën e parë. Por, një episod jo shumë i këndshëm ka ndodhur në fundin e pjesës së parë të ndeshjes. Në një aksion të shpejtë të kuqezinjve Xhaka ka topin në këmbë, ndërsa Sadiku është i lirë. Sulmuesi kërkon topin nga mesfushori, por Xhaka nuk e shikon dhe pason në mënyrë të gabuar në krahun tjetër.

Sadikun e kap kamera fillimisht duke i kërkuar llogari Xhakës pse nuk i pasoi duke qenë se ishte në pozicion të favorshëm për të shënuar. Më pas kamera e kap sulmuesin duke ofenduar me një fjalor të rëndë. Por, gjithsesi nuk dihet nëse ajo sharje ka qenë në adresë të mesfushorit, i cili i ngriti dorën duke i kërkuar ndjesë, apo i drejtohej dikujt tjetër, shkruan PanoramaSport.

Në këto momente Shqipëria ishte në avantazhin e dy golave dhe një tjetër rrjetë do të sillte më shumë qetësi në kampin kuqezi.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.