Kryesore

Zbulohet arsyeja, ja pse “Top Channel” shkarkoi Sokol Ballën si drejtor informacioni

19:15 - 14.11.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Teksa ka lindur një “luftë” mes kryeministrit Edi Rama dhe televizionit kombëtar Top Channel, vijnë edhe kokat e para “të prera”.

Bordi drejtues i “TCH” ka shkarkuar nga puna drejtorin e informacionit Sokol Balla. Në vend të tij është emëruar përkohësisht gazetari Endri Xhafo, i ardhur vetëm pak muaj më parë nga ABC News.

Burimet pranë “TCH” thonë se pronarja Vjollca Hoxha ka kërkuar që televizioni të mos jetë më i njëanshëm, në mbrojtje të hapur të qeverisë dhe kjo nuk është pranuar nga drejtori i departamentit të informacionit.

Kjo linjë e re e Top Channel, kritike ndaj qeverisë përforcohet edhe me faktin se Endri Xhafo, drejtori i ri i informacionit është një “prurje opozitare”, që ka dalë hapur shpeshherë kundër “Rilindjes”.

Vetë televizioni bëri një njoftim të shkurtër.

Sokol Balla largohet nga detyra e Drejtorit të Informacionit të Top Channel.

Gazetari Endri Xhafo do të jetë i komanduar në këtë detyrë për një periudhë të pacaktuar kohore ende.

Ndërkohë, Sokol Balla do të vazhdojë të drejtojë programin e tij Top Story si zakonisht nga e hëna në të enjte në orën 21:00.

Ndër vite, “Top Channel” ka qenë një televizion mjaft i afërt me Partinë Socialiste. Gati të gjithë punonjësit që largoheshin nga ky televizion fillonin punë si drejtues në institucionet shtetërore ose në agjencitë e qeverisë. Ndërsa, punonjësit që qëndronin në “TCH” kishin familjarë të tyre të afërt të punësuar ose nëpër ministri, ose nëpër institucionet qe varen direkt nga kryeministri Edi Rama.

Të paktë janë profesionistët në “TCH” që nuk kanë një lidhje direkt ose indirekte me qeverinë e PS-së.

Me rimarrjen e një qëndrimi kritik ndaj realitetit në Shqipëri, pritet që audienca të shënojë rritje. Hë për hë, në çdo fashë orare, “TCH” eklipsohet nga programacioni i Tv Klan.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Audienca do te ulet nisur nga “1milion shplakat” qe cuan pd ne opozite. Merite e pd qe nuk ndryshon. Topi ndryshon por s’ka me motiv. Nuk ndryshohet per hir te ndryshimit apo se do pronarja llokma

    Përgjigju ↓