Horoskopi

Horoskopi i datës 15 Nëntor 2017

07:15 - 15.11.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




DASHI

Disa çështje do të kërkojnë vëmendjen tuaj urgjentisht. Nuk keni çfarë t’i bëni, por mos e ekzagjeroni. Do t’ia dilni në një situatë ku duhet të kënaqni dy palë, nëse nuk do t’ia arrini nga zgjuarsia, do të jetë me pak fat që nuk e prisnit!

DEMI

Pozicionimi i favorshëm i Hënës me Diellin shkëlqen mbi qiellin tuaj dhe ju ndihmon të rivendosni gëzimin dhe të gjallëroni lidhje dashurie të shuara. Mos u ktheni mbrapa, nëse dikush ju paraqet një ftesë. Mund t’u jepni të gjithëve gëzim dhe qetësi.

BINJAKËT

Është e vërtetë se me vullnet arrihet çdo gjë, por është e rëndësishme edhe të nxirrni në pah ndjenjat tuaja. Jini të vëmendshëm dhe pritini kërkesat e partnerit. Në çift ka nevojë t’i jepni më shumë hapësirë dialogut, për të thelluar mirëkuptimin

GAFORRJA

Nëse nata për ju ka qenë e gjatë dhe keni fjetur pak, pozicioni i Hënës në lidhje me Marsin do të bëjë që këtë ditë të jeni të prirur t’i përkushtoheni qetësisë. Nuk jeni prej çeliku, edhe pse keni një rezistencë të mirë. Duhet t’i jepni rëndësinë e duhur pushimit.

LUANI

Ballë për ballë me Hënën dhe për më tepër me Diellin në pozicion të favorshëm, nuk duhet të bëni gjë tjetër përveçse t’ia lini instinktit tuaj të lindur t’ju udhëheqë drejt harmonisë. Në dashuri do të jepni më të mirën, do të dini të jeni të jeni partner i dashur dhe i kujdesshëm, plot me dashuri në zemër.

VIRGJERESHA

Kjo është dita e përsosur për sportin, nëse ju pëlqen ndonjë disiplinë sportive. Hëna e pandalshme tek Shigjetari do t’ju japë një ndihmesë të vyer për të thyer ndonjë rekord. Nuk duhet të përtoni, por të mendoni për mirëqenien tuaj.

PESHORJA

Mos e zmadhoni shqetësimin që vjen nga mungesa e harmonisë hënore dhe mos u angazhoni për të bërë të ecin përpara shumë detyra. Rezultati do të ishte zhgënjyes. Vendosni përparësi, duke u marrë me një gjë të vetme e duke bërë më të mirën sipas mundësive që keni.

AKREPI

Edhe pse do të keni një rënie të lehtë të energjisë, për pjesën tjetër të ditës mund të rrini të qetë në shtëpi, pa u druajtur se mund t’ju kërkojë dikush. Por nëse ka dikush nevojë për ndihmën tuaj, mos e mohoni, edhe pse do të kishit parapëlqyer të rrinit pa bërë gjë.

SHIGJETARI

Të veshur me elegancë dhe gati për të festuar, jeni të parët që shkoni për të vallëzuar dhe të fundit që ikni. E gjithë kjo falë pozicionimit të Hënës në shenjën tuaj, por mos e teproni!

BRICJAPI

Hëna tek Shigjetari ju bën pak të paqëndrueshëm. Fatmirësisht, sot do të keni pak kohë për të rimarrë energji dhe të largoni stresin. Duke qenë se nuk do t’ju duhet të merreni me shkresa, shkoni në kuzhinë dhe filloni të përgatisni një ëmbëlsirë për drekë.

UJORI

Kjo ditë ju sjell paqe dhe qetësi që t’ju përkushtoheni punëve të shtëpisë dhe të kaloni mjaft kohë me familjen. Edhe pse kinemaja nuk ishte në programin tuaj, përmbushjani dëshirën partnerit për të bërë ta lumtur.

PESHQIT

Kalimi i Hënës tek Shigjetari do t’ju dhurojë një ditë të gëzueshme dhe pa kokëçarje, gjatë së cilës do të ndiheni mirë. Shmangni nga agjenda çdo lloj veprimtarie të lodhshme dhe mendoni të argëtoheni.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.